Ushtria ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Disfata e Avdiivkës, 'Nuk kemi më municion, frikë nga përparimi i ri i rusëve

17 Shkurt, 11:17| Përditesimi: 17 Shkurt, 11:24

  • Share

Ukraine- Rusët fituan betejën për Avdiivka-n. Orët e fundit, për herë të parë pas disa javësh, topat kanë ulur pak zhurmën e tyre. 

Nga këtu ku ndodhemi, disa km larg në perëndim të zonës Mirnograd, gjatë natës u dëgjuam zhurma që shuheshin: ukrainasit janë tërhequr dhe tani dy ushtritë po ripozicionohen.

Për ukrainasit duhej të ishte një tërheqje strategjike, por doli të ishte një urgjente dhe e shqetësuar “Të shpëtojë kush të mundet”

Dje, gjatë orëve të fundit të luftimeve situata u përkeqësua pasi komanda ukrainase kishte urdhëruar tërheqjen nga “Forte Zenith”, një sistem bunkerësh dhe fortifikimesh për pozicionet kundërajrore, i cili që nga viti 2014 kishte garantuar ruajtjen në jug të sistemit të mbrojtjes.

“Kemi pësuar shumë humbje, shumë nga njerëzit tanë nuk mundën të evakuoheshin, ka të burgosur”, raportuan blogerët ukrainas.

“U bindëm urdhrave të marra. U tërhoqëm në pozicione tashmë të organizuara. Në këtë situatë, armiku përparoi në rrugë e mbuluara nga të vdekurit e tyre”, tha gjenerali ukrainas në vendngjarje, Oleksandre Tarnovskyi.

“Kam vendosur të tërheq trupat tona për të ripozicionuar veten në linja më të favorshme. Ata e bënë detyrën me të gjitha mundësitë e tyre dhe i shkaktuan pushtuesve humbje shumë të rënda”, tha Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandre Syirskyi.

Roli i tij është i vështirë. I emëruar vetëm më 8 shkurt nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të zëvendësuar Valeryi Zaluzhny, ai tani e gjen veten në një situatë të komplikuar.

Kështu, në orët e shpalljes së vdekjes së Aleksey Navalny dhe marrëveshjeve të reja midis Ukrainës dhe partnerëve të saj evropianë për dërgimin e armëve, Vladimir Putin, mund ta paraqesë betejën e Avdiivka-s si një fitore që duhet festuar për përvjetorin e dytë të fillimiy të “operacionit special ushtarak”, më 24 shkurt 2022, dhe në funksion të zgjedhjeve ruse në mes të marsit.

Në dy ditët e fundit u pa intensifikim i bombardimeve ruse në të gjithë sektorin, shpërthimet kanë qenë mjaft të vazhdueshme sa dridhen edhe dritaret e shtëpive që ndodhen shumë larg në distancë.

Ushtarët ukrainas të hasur në qytetin e Mirnogradit pranojnë vështirësitë e mëdha logjistike dhe mbi të gjitha mungesën serioze të municioneve, gjë që i pengon ata të ndalojnë si bombarduesit rusë ashtu edhe njësitë e tyre sulmuese.

“Ne kemi topa, por nuk mund të gjuajmë. Avionët rusë hedhin bomba nga 250 deri në 1500 kilogramëshe dhe shkatërrojnë mbrojtjen tonë”, na thonë vazhdimisht.

Policia ushtarake kufizon lëvizjet e gazetarëve edhe për shkak se vija e frontit po tërhiqet.

Na lejuan të shkonim vetëm në fshatin Grodivka, rreth pesëmbëdhjetë kilometra në vijë ajrore nga Adviivka. Por edhe këtu gjëmimi i shpërthimeve ishte I përzier me zhurmën e mitralozëve të rëndë.

Presidenti Zelensky pranoi dje se në këtë pikë qyteti humbi dhe jeta e ushtarëve duhej të shpëtohej. Ukrainasit kanë ndërtuar prej kohësh një linjë të re mbrojtëse në perëndim.

Por sigurisht humbja e Avdiivka-s e vë në rrezik të gjithë frontin. Ukrainasit ishin vendosur atje që nga betejat në verën e vitit 2014, kur qyteti u pushtua për pak kohë nga rusët. Pas humbjes në Debaltsevo, Avdiivka ishte bërë bastioni kryesor i Donbass.

Dhe tani sigurimi që rusët të mos vazhdojnë përparimin e tyre bëhet një nga sfidat më të ngutshme për Oleksandr Syrskyi.

Dje morëm kritika të shumta mes ushtarëve kundër Zelenskit për zgjedhjen e tij për të larguar gjeneral Zaluzhny.

Por mbi të gjitha varet shumë nga ndihma e aleatëve perëndimorë. Nëse armët dhe municionet nuk arrijnë së shpejti, mundësitë e Ukrainës për të vijuar rezistencën do të vihen gjithnjë e më shumë në dyshim.

“Po të kishim pasur municione dhe më shumë raketa kundër bombarduesve rusë, do të kishim mbajtur”, thonë ushtarët. Edhe zgjedhja e komandave pak ditë më parë për të dërguar trupat elitë të Brigadës së Tretë, të sprovuara një vit më parë nga beteja e Bakhmutit, në përpjekje për të garantuar mbajtjen e "Forte Zenith" rezultoi humbëse.  Shumë prej tyre vdiqën ose u kapën.

Mbrëmë ukrainasit folën për arratisjen e dëshpëruar nga bunkerët e shkatërruar nga bombat e patrullave të fundit.

“Në kështjellë kanë mbetur vetëm të plagosur dhe shumë të vdekur”, tha një ushtar i cili arriti të arratisej pasi pa shumë shokë të vrarë teksa përpiqej të kapërcejë rrethimin rus. Nga Lorenzo Cremonesi, Corriere della Sera 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasaem Aga: 18/02/2024 16:43

    Hajd o zhelecka vazhdo vrit djem nënash të pa fajshëm. Vazhdo meru me kriminelin ordiner Putin. Po bëj mor qelbësir bisedime bëj dipllomaci se sja del dot qenit Putin e shpëto jetën e djemve të rinj se ke fmi vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?