Digjet ura që lidh Krimenë me Rusinë! Rihapet pjesërisht kalimi! 3 të vdekur nga shpërthimi i kamionit-bombë! Zyrtari i Kievit: Është vetëm fillimi

8 Tetor 2022, 07:29| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 22:57

  • Share

Ura që lidh Krimenë me Rusinë u rihap pjesërisht pasi u përfshi nga një zjarr i madh i shkaktuar nga shpërthimi i një kamionit-bombë ku për pasojë 3 persona humbën jetën, drejtusi i kamionit dhe 2 personat që ndodhesin në një makinë që po kalonte pranë. Një pjesë e urës përfundoi në det. Shpërthimi zgjoi banorët rreth orës 6 të mëngjesit dhe shkaktoi djegien e 7 depozitave të karburantit që ishin në një tren mallrash, pranë të cilit shpërtheu kamioni.

Autoritetet (të mbështetur nga Moska) lokale thanë se zjarri që dëmtoi urën e Krimesë u shkaktua nga "vandalët ukrainas". Një reagim zyrtar Ukraina nuk ka për marrjen përsipër të përgjegjësisë, por më herët, këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, Mikhaylo Podolyak thotë se është vetëm fillimi pasi sipas tij, çdo gjë e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë.

Ura e Kerçit është në gjendje të mbajë 40,000 makina në ditë dhe 13 milionë ton ngarkesë në vit. Kjo urë u hap nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2018, katër vjet pasi Moska aneksoi ilegalisht Krimenë.

Një seri shpërthimesh nga forcat ruse tronditën qytetin e Kharkiv në Ukrainën lindore. Aktualisht nuk raportohet për viktima, por raportohet se një spital është përfshirë nga flakët. Teksa rritet frika për sulm bërthamor nga Rusia, presidenti i SHBA, Joe Biden tha: “Putin nuk bën shaka kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore sepse ushtria e tij po ecën shumë keq.”  Presidenti Joe Biden deklaroi se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelet më të larta që nga kriza e raketave në Kubë në vitin 1962.

“Nuk jemi përballur me mundësinë e Armagedonit që nga koha e Kennedy-it dhe krizës së raketave në Kubë. Përdorimi i një arme taktike me mbushje më të vogël mund të dilte me shpejtësi jashtë kontrollit dhe të sillte shkatërrim global. Nuk mendoj se ekziston diçka e tillë si mundësia për të përdorur lehtësisht një armë taktike dhe që të mos përfundojë në Armagedon”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë në një aktivitet për mbledhje fondesh të Komitetit të Fushatës Demokrate për Senatore. 

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka ende një kërcënim për sulm bërthamor nga Rusia. Një ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se zyrtarët rusë kanë nisur “të përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është e gatshme t’i përdorë ato.

Ora 19:30
Kamikaz apo viktimë? Misteri i shoferit të kamionit që shpërtheu në urën e Krimesë

1665250040_shperthimi.jpg

51-vjeçari nga Azerbajxhani Mahir Yusubov ishte personi që po drejtonte kamionin që shpërtheu në urën e Krimesë mëngjesin e kësaj të shtune. Kamioni është i regjistruar në emër të nipit të tij, Samir Yusubov.

Ata janë banorë të rajonit Krasnodar të Rusisë dhe janë angazhuar në transportin e mallrave prej një kohë të gjatë.  Yusubov punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit, në lindje të Krimesë. Kontaktet për herë të fundit e familjen e tij ai i ka pasur dy ditë më parë.

Deri më tani, hipotezat lidhur me këtë ngjarje janë që ose shoferi ka shkaktuar me vetëdije aksidentin ose thjeshtë ka qenë një viktimë. Kujtohet se gjatë kontrollit të kryer për hyrjen në urën e Krimesë, drejtuesi i kamionit të ngarkuar me eksploziv ka qenë i qetë, ka pasur të gjitha letrat e nevojshme dhe nuk ka ngjallur dyshime te rojet ruse.

Ora 18:40
Shpërthimi në urën e Krimesë, pas disa orësh rihapet pjesërisht! 3 viktima

Disa orë pasi një shpërthim i fuqishëm rrëzoi një pjesë të urës së Krimes që e lidhë me Rusinë, ajo është rihapur pjesërisht dhe ka filluar lëvizja e makinave.

Shpërthimi në urën më të gjatë të Evropës dhe një simbol i aneksimit të gadishullit rus nga Ukraina në vitin 2014 vrau tre persona sipas hetuesve. Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur shpërtheu kamioni sipas zyrtarëve rusë.

Pjesa hekurudhore e urës, ku cisternat e naftës u përfshinë nga flakë me sa duket është rihapur gjithashtu.

“Trafiku rrugor ka filluar në urën e Krimesë," tha në Telegram Sergei Aksyonov, Udhëheqësi i Krimesë i mbështetur nga Moska. Ai shtoi se ka "procedura të plota inspektimi" për autobusët dhe makinat që përdorin urën.

Kryetari i parlamentit rajonal të Krimesë, i mbështetur nga Kremlini, akuzoi menjëherë Ukrainën se qëndron pas shpërthimit, megjithëse Moska nuk e fajësoi. Zyrtarët ukrainas kanë kërcënuar vazhdimisht se do të godasin urën dhe disa e lavdëruan shkatërrimin, por Kievi nuk mori përgjegjësinë.

Ora 18:37
Çfarë do të thotë shpërthimi i urës në Krime për Putinin dhe përpjekjet e tij luftarake

Shpërthimi në urën ruse drejt Krimesë, jo vetëm që jep një goditje kundër ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, por është gjithashtu një goditje psikologjike për Moskën dhe një fitore e madhe propagandistike për Ukrainën.

Rusia filloi ndërtimin e urës gjigante 19 kilometra (rreth 12 milje) mbi ngushticën e Kerçit, duke shpenzuar rreth 3.7 miliardë dollarë, pasi Moska aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. Kjo urë ishte edhe objektivi i të presidentit rus Vladimir Putin për të marrë kontrollin e Ukrainën dhe për ta lidhur atë përgjithmonë me Rusinë. Ditën që ura u hap, Putin udhëhoqi në të një kolonë me ushtarë e flamuj në shenjë të triumfit të tyre.

Propaganda ruse u tejkalua, madje prodhoi një komedi romantike rreth urës të quajtur "Ura e Krimesë, e bërë me dashuri". Skenari u shkrua nga Margarita Simonyan, drejtuesja e kanalit televiziv kryesor ndërkombëtar të propagandës rus RT.

Shpërthimi në urën e Krimesë herët të shtunën mezi u shua përpara se të fillonte trolling - një armë kryesore në këtë luftë.

Sulmi ndodhi një ditë pasi Putini mbushi 70 vjeç dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov publikoi video të urës në flakë, me një pjesë të madhe të rrugës që shembet në ujë, së bashku me një video paralele të Marilyn Monroe,  duke kënduar "Gëzuar ditëlindjen, zoti President".

Të tjerë në internet e krahasuan sulmin e urës me fundosjen e anijes luftarake të Marinës Ruse Moskva në muajin prill nga Ukraina.

Qeveria e Putinit u përpoq të këmbëngulte se dëmi ishte nën kontroll dhe do të riparohej shpejt. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS shmangu fjalën "sulm", duke raportuar se një ekip prej 380 personash, së bashku me 90 pajisje, u dërguan për të riparuar urën. Ministria ruse e Transportit tha se seksioni hekurudhor i urës, jetik për sjelljen e trupave dhe pajisjeve ushtarake për luftën, do të restaurohet deri të shtunën në mbrëmje. Komiteti Hetues i Rusisë nisi menjëherë një hetim penal .

Në internet, Ukraina është cilësuar si triumfatore, duke e konsideruar këtë shpërthim një arritje të një objektivi kyç ushtarak. Ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak paralajmëroi se mund të ketë më shumë sulme në një postim në Twitter, duke thënë se "çdo gjë e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet".

Ora 17:24
Moska emëron komandantin e ri të forcave të armatosura në Ukrainë

Rusia ka emëruar Sergei Surovikin si komandantin e ri të forcave ruse në Ukrainë. Ish-komandanti i operacioneve ruse në Siri, Surovikin, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes  është "një gjeneral famëkeq i korruptuar dhe brutal edhe për standardet e ushtrisë ruse".

Ora 12:06
Dëm rreth 8 milionë euro nga shkatërrimi i urës që lidh Krimenë me Rusinë

1665215761_WATERMARKREPORTtv.00171626.Still011.jpg

Dëmi i urës së Krimesë që u dogj nga shpërthimit të kamionit-bombë vlerësohet në 500 milion rubla (rreth 8 milionë euro), raporton agjensia shtetërore e lajmeve ruse Tass.

Ora 11:53
Shpërthimi në urën e Kërçit, reagon Kievi: Është vetëm fillimi! Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet! Moska: Jeni terroristë

1665222894_74d75fbc01368d3642cc239fd56d7546.jpg

“Krimeja, ura është vetëm fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë”. Kështu shkro inë Twitter këshilltari i presidentit Zelensky, Mikhaylo Podolyak duke postuar një foto të urës së Krimesë që digjet.

Pas zyrtarit të Kievit, ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila shkruan: "Reagimi i regjimit të Kievit ndaj shkatërrimit të infrastrukturës civile dëshmon për natyrën e tij terroriste."

 

Ora 10:11
Shefi i Krimesë akuzon: Urën e dëmtuan vandalët e Kievit! Vdekja dhe shkatërrimi janë e vetmja gjë që dinë të bëjnë

1665211579_d.jpg

Kreu i parlamentit lokal Vladimir Konstantinov tha se zjarri që dëmtoi urën e Krimesë u shkaktua nga "vandalët ukrainas".

“Për 23 vjet të menaxhimit të tyre ata nuk kanë arritur të ndërtojnë asgjë të denjë për vëmendje në Krime, por ata kanë arritur të dëmtojnë kanavacën e urës ruse. Ky është i gjithë thelbi i regjimit të Kievit dhe shtetit ukrainas. Vdekja dhe shkatërrimi janë e vetmja gjë që dinë të bëjnë”, tha Konstantinov.

Ora 08:25
Shpërthime të fuqishme në 6 të mëngjesit! Merr flakë treni, digjet ura që lidh Krimenë me Rusinë (VIDEO)

Ura që lidh Krimenë me Rusinë është shkatërruar. Një tren mori flakë dhe për pasojë një pjesë e rrugës u shemb plotësisht duke përfunduar në det. Në rrjete sociale janë shpërndarë imazhe që tregojnë se djegien e ngushticës së Kërcit që lidh Rusinë me Krimenë.

Banorët në zonë kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale të së shtunës në mëngjes. Agjencia TASS raportoi se edhe një rezervuar karburanti ka marrë flakë, por ende nuk dihen të gjitha pasojat e këtij shpërthimi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urtesia popullore: 13/10/2022 18:49

    Zihen agallaret dhe shkelmat i hane gomaret.

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/10/2022 10:59

    Ngushëllime vlezerve shkjaut shqipfolës Edvinit dhe Vucicit që do qajnë tërë javen

    Përgjigju
  • Maks: 08/10/2022 10:03

    Pse sthoni tani nisi lufta e vertete Mjer populli ukrainas qe per faji te disave qe nuk ulen ne bisedime rrezikon zhdukjen dhe perhapjen e luftes ne europ

    Përgjigju
    • Ropi: 08/10/2022 13:46

      Deri dje cfare behej ?, lufte me kapsolla?. Ukraina po tregon qe kush ben nje lufte te drejte eshte perhere dhe me i forte.

  • Lali: 08/10/2022 09:16

    Po e kruan shume cifuti kur te mar hurin do filloj te qahet si bushtrat

    Përgjigju
    • Fadili: 09/10/2022 01:36

      Çifut eshte dhe ai tjetri o lali dhe te gjithe kokat e botes

    • Sunny tirana: 08/10/2022 19:02

      Hahaha, ruset jane nje shekull mbrapa. i lane te gjitha, ushtaret, tanket, avionet. I mbyti teknologjia. Arma HIMARS.

  • Ariu polar: 08/10/2022 08:01

    Mos u dehni nga sukseset jane ustallare ata o Zhelensky.

    Përgjigju
    • Tani: 08/10/2022 11:25

      Po o pall.po....Ngaterron Sovjetiket me Rusine e sotmw super te korruptuar.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?