Kryeministri Rama dhe pasojat e luftës në Rripin e Gazës

Një muaj nga nisja e luftës në Rripin e Gazës, Rama: T’i jepet fund këtij konflikti para se të dalë jashtë kontrollit, armëpushim urgjent dhe të lirohen pengjet

7 Nëntor 2023, 07:09| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 11:32

  • Share

TIRANË-Ditën e sotme shënohet një muaj që prej nisjes së luftës Izrael-Hamas më 7 tetor. Kryeministri Edi Rama thotë se është thelbësore që t’i jepet fund luftës në Rripin e Gazës përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit. Në një postim në rrjetin e tij social ‘X’, Rama shkruan se Shqipëria mbështet thirrjen e Biden për një armëpushim urgjent.

Kreu i qeverisë bën edhe njëherë të qartë se në këtë luftë janë në krahun e Izraelit, ndërsa shpreh shqetësimin për vuajtjen e civilëve dhe shkatërrimit në Gaza.

Rama sugjeron se në këmbim të armëpushimit, Liga Arabe dhe Turqia duhet sigurojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa bën me dije se së shpejti do të jetë në Paris për të diskutuar me liderët botëror në Forumin e Paqes për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

“Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t'i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, shkruan Rama.

Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023. Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dorheqje: 07/11/2023 13:45

    Bej gati dorheqjen se nuk ke cfare i duhesh me shtetit shqiptar

    Përgjigju
  • Alvanosi: 07/11/2023 09:11

    Po ku je Lider Hyjnor, shpëtimtar i Shqipërisë, Ballkanit dhe gjithë Europës. Fjalët e tua me peshë si shkëmbi, veprat e tua më vlerë si ari dhe dija e jote me ndikim si forca e universit.

    Përgjigju
  • Loni: 07/11/2023 08:17

    "Lideri Global " : Lideri Planetar : "Lideri Botëror" : "Lideri Hyjnor" : Lider LESHI !! PSIKOPAT dhe NDYRÊSIRË ANTI SHQIPTARE , që i merr Vendimet pa dëgjuar POPULLIN SHQIPTAR !! O SKIZOFREN , O PSIKOPAT NUK ështê SHQIPËRIA ÇIFLIGU jot , apo i Sali Krimit dhe Like HAJDUTIT të LesheLisë !!!! Nuk ta ka lënë as Kristaqi dhe as jot ëmë !!! Shqipëria është e SHQIPTARËVE si : ISMAIL QEMALI , LUIGJ GURAKUQI , FAN NOLI , HASAN PRISHTINA etj etj etj . Sali + Edvin + Like = HAJDUTË , KRIMINELË , TRADHTARË , GRABITQARÊ , FUNDËRRINA dhe KRYE KUSARË

    Përgjigju
  • Luani: 07/11/2023 07:30

    Pasi i dhe zgjidhje krizes se mesdheut duke marre te gjithe afrikanet ne Shqiperi, tani do zgjidhesh edhe krizen e Lindjes se Mesme! Lum ne per ty o LIDER BOTEROR! Qe ja marsh te gjitha te ligat ketij vendi o maskara qe po e shkombtarizon! Mallkuar qofsh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?