Lufta në Gaza/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare! Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

28 Mars, 10:08| Përditesimi: 28 Mars, 22:54

  • Share

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Izraelin të marrë një sërë masash, duke përfshirë hapjen e kalimeve shtesë, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Në urdhrin e saj ligjërisht të detyrueshëm, Gjykata e Hagës i kërkoi Izraelit të merrte "të gjitha masat e nevojshme dhe efektive për të siguruar, pa vonesë dhe në bashkëpunim të plotë me Kombet e Bashkuara, ofrimin e papenguar dhe në shkallë të gjerë të shërbimeve bazë dhe "ndihmës humanitare të nevojshme urgjentisht". , duke përfshirë ushqimin, ujin, karburantin dhe furnizimet mjekësore.

Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje ndërkombëtare për reforma.

Presidenti Mahmoud Abbas – i cili e ka udhëhequr Autoritetin Palestinez për gati dy dekada dhe vazhdon ta ketë kontrollin e përgjithshëm mbi të – njoftoi krijimin e qeverisë së re përmes një dekreti presidencial të enjten.

Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) ka raportuar se forcat e saj kanë shkatërruar të mërkurën (27 mars) katër dronë të lëshuar nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen. Dronët  synonin një anije luftarake amerikane në Detin e Kuq.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha në platformën X se forcat e saj "angazhuan dhe shkatërruan katër sisteme ajrore pa pilot me rreze të gjatë" rreth orës 02:00 me orën Sanaa, duke shtuar se nuk ka lëndime ose dëmtime në anijet amerikane ose të koalicionit.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se uria do përfshijë të gjithë Rripin e Gazës për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga forcat izraelite.

"Mbroni spitalet në mënyrë që mjekët të mund të kujdesen për pacientët që vuajnë nga uria, sëmundjet dhe lëndimet”, shkroi ai.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së më pas bëri thirrje për "një armëpushim dhe akses të plotë humanitar" në Rripin e Gazës.

Ora 22:14
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

1711660594_rstjryjeyjeyje.JPG

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Izraelin të marrë një sërë masash, duke përfshirë hapjen e kalimeve shtesë, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Gjykata e lartë e OKB-së ka lëshuar dy masa të përkohshme në padinë e Afrikës së Jugut për gjenocid, kundër Izraelit. Ky vendim vjen pas kërkesës së Afrikës së Jugut për masa të mëtejshme, duke përfshirë një armëpushim për shkak të urgjencës humanitare në Gaza.

Në urdhrin e saj ligjërisht të detyrueshëm, Gjykata e Hagës i kërkoi Izraelit të merrte "të gjitha masat e nevojshme dhe efektive për të siguruar, pa vonesë dhe në bashkëpunim të plotë me Kombet e Bashkuara, ofrimin e papenguar dhe në shkallë të gjerë të shërbimeve bazë dhe "ndihmës humanitare të nevojshme urgjentisht". , duke përfshirë ushqimin, ujin, karburantin dhe furnizimet mjekësore.

Haga urdhëroi gjithashtu Izraelin të sigurojë menjëherë "që ushtria e tij të mos kryejë akte që përbëjnë shkelje të të drejtave të palestinezëve në Gaza si grup i mbrojtur sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, duke përfshirë parandalimin, nëpërmjet çdo veprim, ofrimin e ndihmës humanitare të nevojshme urgjente”.

Ora 21:51
Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje ndërkombëtare për reforma.

Presidenti Mahmoud Abbas – i cili e ka udhëhequr Autoritetin Palestinez për gati dy dekada dhe vazhdon ta ketë kontrollin e përgjithshëm mbi të – njoftoi krijimin e qeverisë së re përmes një dekreti presidencial të enjten.

Asnjëri nga ministrat e ri nuk janë figura të njohura.

Në fillim të këtij muaji, Abbas e zgjodhi Mohammad Mustafan, këshilltarin e vet të kahmotshëm, për t’u bërë kryeministër.

Mustafa, një ekonomist i pavarur politikisht dhe i arsimuar në SHBA – ishte zotuar se do ta formonte një qeveri teknokratike dhe se do ta krijonte një fond të pavarur të besimit për ta ndihmuar Gazën të rindërtohet.

Mustafa do të shërbejë edhe si ministër i Jashtëm.

Ministri i Brendshëm, Ziad Hab al-Rih, është anëtar i lëvizjes laike të Abbasit, Fatah, dhe mbajti pozitën e njëjtë edhe në qeverinë e kaluar. Ministria e Brendshme i udhëheq forcat e sigurisë. Ministri i ri për Jerusalemin, Ashra fal-Aëar, ishte regjistruar të garonte si kandidat i Fatahut në zgjedhjet e vitit 2021, të cilat u shtynë për kohë të papërcaktuar.

Së paku pesë nga 23 ministrat e rinj vijnë nga Gaza, por nuk është e qartë tani për tani nëse ata ndodhen ende në këtë territor.

Autoriteti Palestinez i administron pjesë të Bregut të uzurpuar Perëndimor. Forcat e tij u përzunë nga Gaza kur Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e mori pushtetin më 2007, dhe nuk ka pushtet në këtë territor.

Autoriteti Palestinez gëzon pak mbështetje apo ligjshmëri në mesin e palestinezëve, kryesisht për shkak se nuk ka mbajtur zgjedhjet në 18 vjetët e fundit.

Politika e tij për të bashkëpunuar me Izraelin për çështjet e sigurisë është tejet jopopullore dhe i ka bërë shumë palestinezë ta cilësojnë atë si nënkontraktor të pushtimit.

Sondazhet në vitet e fundit kanë treguar vazhdimisht se shumica dërrmuese e palestinezëve duan që 88-vjeçari Abbas të japë dorëheqje.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një Autoritet Palestinez më të fuqishëm për ta administruar Gazën e pasluftës, para shtetësisë së mundshme palestineze.

Izraeli e ka kundërshtuar këtë, duke thënë se do të mbajë kontroll të papërcaktuar të sigurisë në Gazë dhe se do të bashkëpunojë me palestinezët të cilët nuk janë të lidhur me Autoritetin Palestinez apo Hamasin. Është e paqartë se kush në Gazë do të shprehte gatishmëri për të marrë një rol të tillë.

Hamasi e ka kundërshtuar formimin e qeverisë së re duke e quajtur të jashtëligjshme, si dhe u ka bërë thirrje të gjitha grupeve palestineze, përfshirë atij Fatah, ta formojnë një qeveri me pushtet të ndarë para zgjedhjeve nacionale.

Ai i ka paralajmëruar palestinezët në Gazë të mos bashkëpunojnë me Izraelin për ta administruar territorin, duke thënë se kushdo që e bënë këtë do të trajtohet si bashkëpunëtor i armikut, gjë që kuptohet si kërcënim me vdekje./ REL

Ora 15:00
Netanyahu: Javën e ardhshme delegacioni izraelit në Uashington

1711398310_netanyahu.png

Kryeministri izraelit  Benjamin Netanyahu njoftoi kabinetin e luftës se javën e ardhshme do të dërgojë një delegacion në Uashington.

Kjo u bë me dije nga faqja e internetit Ynet, duke konfirmuar edhe atë që u njoftua dje nga Shtëpia e Bardhë.

Fillimisht Netanyahu e tërhoqi delegacionin pas votimit për armëpushim në Këshillin e Sigurisë së OKB.

Por sipas Ynet, Netanyahu e ka kuptuar gabimin që anuloi vizitën e delegacioni izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?