Lufta në Rripin e Gazës/ 29 palestinezë të vrarë nga një sulm ajror izraelit

10 Korrik, 08:50| Përditesimi: 10 Korrik, 16:23

  • Share

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një kamp për familjet e zhvendosura jashtë një shkolle në Gazën jugore.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, drejtuar nga Hamasi tha se sulmi kishte goditur pranë portës së shkollës al-Awda në qytetin Abasan al-Kabira, në lindje të qytetit Khan Younis.

Ndërkohë ushtria izraelite u shpreh se kishte përdorur "municione të sakta" për të shënjestruar një "terrorist nga krahu ushtarak i Hamasit", i cili kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, shkruan BBC.

Incidenti vjen një javë pasi këta të fundit urdhëruan civilët të evakuoheshin në Abasan al-Kabira dhe zona të tjera të Khan Younis lindore.

Ky është sulmi i katërt në ose afër shkollave që strehojnë personat e zhvendosur në katër ditët e fundit.

Të shtunën e 6 korrikut, 16 persona u vranë në një sulm në një shkollë të OKB-së në kampin e refugjatëve Nuseirat, në Gazën Qendrore, ku banonin rreth 2,000 njerëz të zhvendosur.

Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar Izraelin vjeshtën e kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë - enklavë e kontrolluar nga Hamasi.

Sipas autoriteteve, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: