Lufta në Izrael/ Mbrëmje ‘humanizmi’ në vend të Javës Kulturore! Në hollin e Operas vizitorët ndezin qiri për jetët ‘e thyera’ të 1400 viktimave

8 Nëntor 2023, 16:58| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 21:10

  • Share

Në Hollin e Operas, Ambasada  e Izrealit fton vizitorët të ndezin një qiri, për 1400 viktimat e terrorizmit të 7 tetorit që lamë pas. Të luten për shpirtrat e tyre, por edhe për pengjet e Hamasit, jetët “e thyera”.

Kjo do të duhej të ishte Java Kulturore Izraelite, por konflikti s’lë vend për festë. Në radhët e sallës së Teatrit, spektatorët mblidhen për një mbrëmje dedikuar “Humanizmit”... Ndërsa ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg, sjell në vëmendje ngjarjen e një muaji më parë, që ndezi konfliktin si dhe bëri thirrje që për lirimin e pengjeve.

“Të dashur miq, ne ishim përgatitur që sot të nisnim Javën Kulturore Izraelite, me shumë aktivitete, muzikë, kërcim , kulinari... që ju të njihnit kulturën tonë dhe të argëtoheshit, por fatkeqësisht në 7 tetor, ekzaktësisht një muaj më parë, një organizatë terroriste e Hamasit, hyri në vendin tonë dhe kreu një nga masakrat më të mëdha”, tha ajo.

Me Orkestrën e dirigjuar nga Jacopo Sipari di Pescasseroli, jo rastësisht, është zgjedhur të performohet “Stabat Mater Dolorosa” e Rossinit, ku Shenjta Mari vajton humbjen e të birit Krishtit...

Mbrëmja u zgjodh të mbahej në mënyrë diskrete, që kjo formë ‘humanizmi’ e përcjellë përmes fjalës dhe muzikës, të ishte si një “përshpirtje” për viktimat e konfliktit Izrael-Hamas.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tot: 08/11/2023 20:31

    Hipokrit. Keta qe ofendojne Krshtin dhe nenen e tij (paqja e Zotit qofte mbi ta)

    Përgjigju
  • Shaban: 08/11/2023 17:37

    Ndizni edhe nje qiri per 10.000 viktimat civile palestineze se shpirt kane edhe ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?