Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në Rafah

Lufta në Gaza/ Shefi i OKB-së vizitë në Rafah: Bllokimi i ndihmave humanitare nga Izraeli është fyerje morale

23 Mars, 16:56| Përditesimi: 23 Mars, 22:51

  • Share

Një varg i gjatë kamionësh me ndihma humanitare për në Gaza, që është bllokuar në anën e Egjiptit, ndërkohë njerëzit përballen me urinë është një fyerje morale, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjatë një vizite në vendkalimin Rafah gjatë ditës së sotme.

Është koha që Izraeli të tregojë një "angazhim të hekurt" për akses të papenguar të mallrave humanitare në të gjithë Gazën, tha Guterres, i cili gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza.

Ai shtoi se OKB-ja do të vazhdojë të punojë me Egjiptin për të "racionalizuar" rrjedhën e ndihmës në Gaza.

"Këtu nga ky vendkalim, ne shohim zemërthyerjen dhe pashpirtësinë e gjithë kësaj. Një varg i gjatë kamionësh të bllokuar ndihmash në njërën anë të portave”,-  tha ai.

"Kjo është më shumë se tragjike. Është një fyerje morale."

Vizita e Guterres vjen pasi Izraeli përballet me presionin global për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Gaza, e cila është shkatërruar prej më shumë se pesë muajsh luftë midis Izraelit dhe Hamasit.

Izraeli po kërcënon të nisë një operacion të madh ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pak mbi kufirin me Egjiptin, pavarësisht apeleve ndërkombëtare kundër një sulmi të tillë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?