Lufta në Rripin e Gazës

Lufta/ Iran: Hakmarrja e pashmangshme, do të vendosim si dhe kur! Izrael: IDF merr trupin e pengut Katzir të vrarë në Gaza

6 Prill, 08:35| Përditesimi: 6 Prill, 22:55

  • Share

‘Sulmi izraelit nuk do të mbetet pa përgjigje! Hakmarrja e Iranit është e pashmangshme dhe Teherani do të vendosë se si dhe kur të kryejë operacionin hakmarrës." Kështu ka thënë shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, cituar nga IRNA .

"Sulmi i fundit izraelit në konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian, Damask, është një lloj çmendurie dhe përfaqëson vetëvrasjen e regjimit sionist", siguroi Bagheri, gjatë funeralit në Isfahan të një prej dy oficerëve të lartë të vrarë, Mohmmad Reza.

Ndërkohë trupi i Elad Katzir (47 vjeç), një peng i rrëmbyer më 7 tetorin e kaluar nga Xhihadi Islamik në Kibucin Nir Oz, u gjet nga ushtria izraelite në një operacion në Rripin e Gazës dhe u kthye në Izrael.

Zëdhënësi ushtarak e bëri të ditur këtë, duke shpjeguar se eshtrat e Katzir - "të vrarë në robëri nga Xhihadi Islamik" - u gjetën nga ushtarët mbrëmë në Khan Yunis, në jug të Rripit. Katzir u rrëmbye së bashku me nënën e tij Hanna, e cila u lirua më 24 nëntor.

Shtetet e Bashkuara janë në alarm sa i përket një sulmi të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit. Sipas CNN, një nga skenarët më të këqij për të cilën po përgatitet administrata Biden është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, sepse mund të rezultojë në një përshkallëzim të shpejtë.

Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar Izraelin pas sulmit izraelit në konsullatën iraniane në Damask ku mbetën të vrarë disa zyrtarë, se: ‘Irani do të sulmojë brenda një jave’.

Dhe vetë Hezbollahu tha më herët se përgjigjja ndaj sulmit do të jetë e pashmangshme. Ndërkohë ambasada izraelite në Romë dhe 30 zyra të tjera diplomatike janë mbyllur si masë paraprake.

Ora 21:21
Tel Aviv, 100 mijë izraelitë në rrugë për zgjedhje të parakohshme dhe lirim të pengjeve

100 mijë izraelitë dolën sot në rrugë në Tel Aviv për të kërkuar lirimin e pengjeve, dorëheqjen e qeverisë së Benjamin Netanyahut dhe zgjedhje të reja.

Kështu njoftuan organizatorët e mobilizimit antiqeveritar që u zhvillua në 50 lokacione të tjera në të gjithë Izraelin, me rastin e muajit të gjashtë që nga sulmet e 7 tetorit dhe fillimi i luftës në Gaza.

Ora 20:53
Gjendet i vrarë pengu izraelit në Gaza, familja: Qeveria nuk ia ka idenë se ku mbahen shumica e të rrëmbyerve

1712429669_kuikikukkik.JPG

Elad Katzir

Ushtria izraelite ka nxjerrë trupin e pengut Elad Katzir nga Gaza. Motra e tij, Carmit Palty Katzir, njoftoi vdekjen e tij në një postim në rrjetet sociale – dhe tha se fajësoi qeverinë izraelite që nuk veproi për ta shpëtuar atë.

“Elad u soll në Izrael mbrëmë, pasi u vra në robëri”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo tha se IDF do të shpallte “operacionin e guximshëm të shpëtimit”, por “nuk do t’ju thotë se kryeministri, kabineti dhe IDF nuk e kanë idenë se ku mbahen shumica e të rrëmbyerve, të gjallëve dhe të vrarëve”.

Ora 19:26
Familjet e pengjeve izraelite: Netanyahu po vendos veten mes nesh dhe të dashurve tanë

1712424513_uktykutykykyuk.JPG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu "qëndron mes nesh dhe të dashurve tanë".

Këtë kanë deklaruar familjarët e pengjeve izraelite që janë ende në duart e Hamasit, gjatë një konferencë shtypi në Tel Aviv para protestave të planifikuara për këtë mbrëmje, raporton “Times of Izrael”.

“Netanyahu po dështon qëllimisht në marrëveshje dhe po hyn mes nesh dhe të dashurve tanë në Gaza”,- tha Einav Zangauker, djali i të cilit, Matan Zangauker, po mbahet rob.

“Pengjet nuk kanë kohë për zgjedhje dhe për të pritur. Pengesa për negociatat duhet të hiqet tani dhe Netanyahu të zëvendësohet menjëherë”,- është shprehur ndër të tjera ai.

Ora 18:24
Lufta në Gaza/ Ministri italian Tajani: Ne jemi miq të Izraelit, por kundër sulmit në Rafah

1709816592_antoniotajani.JPG

Antonio Tajani

"Ne jemi miq të Izraelit dhe askush nuk mund të mendojë të fshijë shtetin e Izraelit. Por unë nuk jam dakord me vendimin e qeverisë izraelite për të sulmuar Rafah, ne jemi në favor të një armëpushimi."

Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani , në një intervistë dhënë Myrta Merlino në ditën e parë të forumit të OKB-së “Change The Ëorld 2024” që po zhvillohet në Nju Jork.

“Ne duhet të ndihmojmë popullsinë civile që nuk ka të bëjë fare me Hamasin”,- shtoi ai.

Ora 16:17
Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese

1712413148_rhteyjrtyjrtjrt.JPG

Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izraelit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmave në Rripin e Gazës. Izraeli reagoi me shpejtësi ndaj paralajmërimit të administratës së Presidentit Biden të enjten për humbje të mbështetjes së pakushtëzuar amerikane nëse nuk merr masa për mbrojtjen e civilëve palestinezë dhe punonjësit e ndihmave.

Vrasja nga sulmet ajrore izraelite e shtatë punonjësve të ndihmave nga organizata World Central Kitchen të hënën shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare.

Në përgjigje të incidentit, Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike 30-minutëshe të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar atij përgjegjësi për sulmet, rritjen e ndihmave humanitare dhe mbrojtjen e civilëve.

Disa orë më vonë, Izraeli njoftoi hapa për të lejuar më shumë ndihma në Rripin e Gazës, duke përfshirë kalimin e tyre përmes portit të izraelit të Ashdodit dhe rritjen e sasisë së ndihmave nga Jordania përmes një pikëkalimi tokësor.

Izraeli ka kërkuar falje për sulmet dhe ka shkarkuar dy oficerë, duke thënë se ata kishin shkelur procedurat standarde të ushtrisë.

Duke folur me gazetarët në Belgjikë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken komentoi përgjigjen e Izraelit.

"Është shumë e rëndësishme që Izraeli të marrë përgjegjësinë e plotë për këtë incident. Është gjithashtu e rëndësishme që Izraeli po ndërmerr hapa për t'i mbajtur përgjegjës ata që janë përfshirë në këtë sulm. Është shumë më e rëndësishme që të ndërmerren hapa që një gjë e tillë të mos përsëritet”, tha Sekretari Blinken.

Rreth 200 punonjës të ndihmave janë vrarë në luftën në Rripin e Gazës deri më tani dhe disa analistë i thanë Zërit të Amerikës se goditja e makinave të organizatës World Central Kitchen ishte një ngjarje që mobilizoi komunitetin ndërkombëtar në reagimin kundër vrasjes së civilëve.

“Sulmi rriti përqendrimin në këtë shqetësim që ka ekzistuar për një kohë lidhur me mbrojtjen e civilëve, si dhe paralajmërimet për përballje me urinë të popullatës brenda Gazës. Kjo gjithashtu pason propozimet e Izraelit për një ofensivë ushtarake në Rafah, ku shumica e banorëve të Gazës janë zhvendosur tani”, thotë Brian Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Ka patur një rritje të thirrjeve që administrata e Presidenti Biden të jetë më e ashpër ndaj Izraelit lidhur me numrin e madh të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës.

“Mendoj se mesazhi më në fund është dërguar me qartësi, saktësi dhe urgjencë. Nëse janë marrë dhe çfarë masash do të ndërmarrë Netanyahu dhe qeveria izraelite mbetet për t'u parë, sepse këta hapa të parë janë thjesht reagime të menjëhershme, jo rishikim i plotë i politikave, procedurave dhe llogaridhënies që nevojitet”, thotë Linda Robinson nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Protestuesit ndërprenë punimet e parlamentit izraelit në fillim të kësaj jave. Protesta thekson trysninë në rritje ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për të siguruar lirimin e pengjeve. Më shumë se 100 izraelitë ende po mbahen nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit hynë në jug të Izraelit dhe vrarë rreth 1200 njerëz. Izraeli është përgjigjur me një ofensivë gjashtëmujore, duke vrarë më shumë se 33,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, dhe duke shkaktuar kritika ndërkombëtare për veprimet e tij në këtë luftë./ VOA

Ora 15:26
Media: Shpërthime të reja pranë kryeqytetit sirian, Damask

1712410065_tyjrtyjrtyjrtjrt.JPG

Disa shpërthime kanë ndodhur pranë kryeqytetit sirian, Damask, raportohen në një postim në platformën “X” media “Arab News”.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mbrojtja ajrore siriane goditi dy objektiva në jug të Damaskut.

Ora 10:27
Irani mesazh SHBA-së: Qëndroni larg Izraelit

Teherani ka paralajmëruar SHBA-në në një mesazh me shkrim që të mos e lërë veten të tërhiqet në kurthin e vendosur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas Iranit, Netanyahu mund të provokojë një konflikt të drejtpërdrejtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Mesazhi i Mohammad Jamshidi theksonte: Qëndroni larg, që të mos lëndoheni.

SHBA i kanë kërkuar Teheranit të mos synojë objektet amerikane. Letra erdhi pasi Izraeli sulmoi konsullatën e Iranit në Damask të Sirisë, ditën e hënë, duke vrarë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Kjo e fundit akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë luajtur një rol në sulm përmes mbështetjes ndaj Izraelit. Por kjo akuzë është mohuar nga Uashingtoni.  

Ora 09:21
Nancy Pelosi i bashkohet korit të demokratëve, i kërkojnë presidentit Biden të ndal transferimin e armëve në Izrael

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i është bashkuar korit të demokratëve që i bëjnë thirrje presidentit Biden të pezullojë transferimin e armëve në Izrael.

‘Në dritën e sulmit të fundit ndaj punonjësve të ndihmës dhe përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza, ne besojmë se nuk është e justifikueshme të miratohen transferimet e armëve në Izrael,' thuhet në letrën e nënshkruar nga 36 demokratë, përfshirë Nany Pelosin.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?