Mbreti Abdallah II i Jordanisë dhe Emmanuel Macron

Lufta në Gaza/ Presidenti Macron: Njohja e shtetit palestinez nuk është tabu për Francën

16 Shkurt, 15:39| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:16

  • Share

“Njohja e një shteti palestinez nuk është tabu për Francën”,- tha për herë të parë, gjatë një deklarate të mbajtur ditën e sotme presidenti francez, Emmanuel Macron.

Macron bëri këtë deklaratë gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Mbretin Abdallah II të Jordanisë, të cilin e priti në Elysee.

Ndër të tjera, presidenti francez kritikoi sulmet e izraelit në Rafah të Gazës, duke thënë se do të çonte në "një fatkeqësi humanitare të paprecedentë dhe do të ishte një pikë kthese" në konfliktin midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze, Hamas, në Gaza.

Ora 17:12
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Afro 29 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 68 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1708100177_AQAQAQ.PNG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi luftës më Izraelin më 7 tetor, ka shkuar në 28,775.

Po ashtu, ministra palestineze shtoi se 68,552 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve intensive të Izraelit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?