Lufta në Gaza/ Pas telefonatës Biden-Netanyahu, Izraeli hap pikëkalimin Erez në Rripin verior për të lejuar ndihmat

5 Prill, 08:23| Përditesimi: 5 Prill, 19:28

  • Share

Kabineti i sigurisë së Izraelit ka miratuar rihapjen e pikëkalimit Erez mes Izraelit dhe Rripit verior të Gazës si dhe ka miratuar përdorimin e portit të Ashdod.

Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur këtë vendim që erdhi pas bisedës telefonike mes presidentit Biden dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Biseda mes dy liderëve ishte e gjatë dhe e tensionuar, në të cilën presidenti amerikan e ka urdhëruar kryeministrin izraelit të ndryshojë menjëherë dhe rrënjësisht tonin e luftës në Gaza.

Ndërkohë, OKB e ka mirëpritur këtë lajm për të lejuar që më shumë ndihma të hyjnë në enklavën e rrethuar.

‘Ky është një lajm pozitiv, por sigurisht do të duhet të shohim se si do të zbatohet, ne kemi nevojë për një armëpushim humanitar dhe një fluks masiv ndihmash’, tha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Stephane Dujarric.

Megjithatë, Izraeli e bën të qartë çdo armëpushim në Gaza do të kushtëzohet me lirimin e pengjeve.

Ora 19:25
Media: 30 ambasada izraelite janë mbyllur në mbarë botën për shkak të kërcënimit të Iranit

1712177567_sulmindamask.JPG

Ambasada iraniane në Siri pas sulmit izraelit 

Rreth 30 ambasada izraelite janë mbyllur në mbarë botën pas kërcënimit të Iranit se do t’i përgjigjet ashpër Izraelit për bombardimin e ambasadës iraniane në Siri dhe si pasojë vrasjen e 7 ushtarakëve, raporton “Haaretz”.

Po ashtu, media izraelite shton se masat e sigurisë janë shtuar në të gjitha institucionet izraelite në mbarë botën që nga 7 tetori i vitit 2023

Ora 15:33
Mbyllet ambasada izraelite në Romë pas kërcënimit iranian

Ambasada izraelite në Romë është mbyllur si masë paraprake pas lajmeve për hakmarrje të mundshme të Iranit.

Lajmi bëhet i ditur nga LaPresse e cila e ka mësuar prej burimeve të saj. Të njëjtat burime mësojnë se ky vendim ka qenë një vendim autonom i ambasadës izraelite në Romë.

Selia diplomatike ndodhet në via Michele Mercati pranë Vila Borghese. Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret për sulmin në konsullatën e Damaskut ku mbetën të vrarë disa zyrtarë.  

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 05/04/2024 21:26

    Jane mbyllur per shkak te kercenimot te Iranit ? Po keta mq cifute bombarduan ambasaden e Iranit ne Siri duke vrare ata zyrtare dhe normalisht qe do te kete pergjigje nga Iranianet sepse kane te drejte te mbrohen nga keta agresore te ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?