Matthew Miller

Lufta në Gaza/ SHBA nis hetimet ndaj Izraelit për krime lufte kundër palestinezëve! Netanyahu: Kemi caktuar datën se kur do të sulmojmë në Rafah

8 Prill, 19:29| Përditesimi: 8 Prill, 22:48

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur disa hetime për krimet e dyshuara të luftës izraelite në Gaza, por ende nuk ka arritur në përfundimin se ajo ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në luftën e saj kundër Hamasit në enklavë. Kështu ka thënë zëdhënësi Matthew Miller, ditën e sotme gjatë një konference për mediat.

Fitorja kundra Hamasit "kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste të pranishme atje. Kjo do të ndodhë, ka një datë". Këtë ka shprehur kryeministri Benjamin Netanyahu përmes një video-mesazhi.

“Qeveria e Berlinit duhet “urgjentisht” të ndalojë furnizimin me armë Izraelit”, ka deklaruar përfaqësuesi i Nikaraguas para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Nikaragua akuzon Gjermaninë se po "dështon në parandalimin e gjenocidit" kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, pasi ajo po vazhdon "mbështetjen e saj politike, financiare dhe ushtarake" për Izraelin.

Nga ana tjetër qeveria e Nikaraguas po përballet vetë me sanksione për politika represive në vend. Një raport special i Kombeve të Bashkuara në shkurt thoshte se abuzimet e shumta të qeverisë, duke përfshirë burgosjen dhe dëbimin e figurave të opozitës, si dhe klerikëve katolikë romakë, ishin “të barasvlershme me krime kundër njerëzimit”.

Rasti i Nikaraguas është i treti para gjykatës këtë vit që trajton konfliktin izraelito-palestinez.

Ora 21:25
SHBA nis hetimet ndaj Izraelit për krime lufte kundër palestinezëve në Gaza

1712604442_ryejjreyrtyjtr.JPG

Matthew Miller,

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur disa hetime për krimet e dyshuara të luftës izraelite në Gaza, por ende nuk ka arritur në përfundimin se ajo ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në luftën e saj kundër Hamasit në enklavë.

Kështu ka thënë zëdhënësi Matthew Miller, ditën e sotme gjatë një konference për mediat.

"Ne kemi një numër ekspertësh të ndryshëm nga të gjitha zyrat tona që shikojnë faktet, i zbatojnë ato në ligjin ndërkombëtar dhe bëjnë vlerësime. Këto vlerësime janë në vazhdim”,- përsërit Miller gjatë një konference për shtyp.

“Për momentin ne nuk kemi arritur ende në përfundimin se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar, por ne kemi vlerësime të vazhdueshme në disa fronte”,- shton ai.

Ora 20:29
FOTO/ Papa pret në Vatikan familjarët e 5 pengjeve izraelitë

1712601031_tyrtyurtyur.JPG

Papa Françesku dhe familjarët e 5 pengjeve izraelitë në Gaza

Papa Françesku priti sot në mëngjes pesë familje të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi, në Vatikan.

Kjo është bërë e ditur nga Buletini i Zyrës së Shtypit të Vatikanit.

Familjet e pengjeve mbërritën dje në Romë me ministrin e Jashtëm izraelit, Israel Katz , i cili nga ana e tij u takua sot në Vatikan me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Ms. Paul Richard Gallagher.

Takimi me Papën ishte i rezervuar vetëm për familjarët. Familjarët që morën pjesë në takimin janë ata të pengjeve: Familja Bibas (Shiri, Yarden, Ariel, Kfir); Omri Miran; Agam Berger; Guy Gilboa Dalal; Tamir Nimrodi.

Ora 19:41
Gaza/ Netanyahu: Kemi caktuar datën se kur do të sulmojmë në Rafah

1712598230_ktyktyktyukty.JPG

Rafah

Fitorja kundra Hamasit "kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste të pranishme atje. Kjo do të ndodhë, ka një datë".

Këtë ka shprehur kryeministri Benjamin Netanyahu përmes një video-mesazhi.

Kryeministri izraelit shtoi se kishte marrë "një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur objektivat tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe fitoren e plotë ndaj Hamasit".

Sot, eksponentë të së djathtës radikale në qeveri kishin paralajmëruar se pa hyrjen në Rafah nuk do të kishte më ekzekutivin aktual.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 08/04/2024 21:59

    Izraeli nazistat e shekullit 21

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?