Lufta në Gaza/ Izraeli: Nuk do të ndalojmë sulmet derisa të kthehen pengjet

25 Mars, 20:00| Përditesimi: 25 Mars, 20:02

  • Share

1711393284_ryukrkrukr.JPG

Israel Katz

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, bombardimet nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite.

"Izraeli nuk do të pushojë zjarrin. Ne do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të vazhdojmë të luftojmë derisa pengjet e fundit të kthehen në shtëpi”,- shkruan Katz.


Lajmi kryesor:

SHBA abstenon, Këshilli i Sigurimit miraton për herë të parë rezolutë për armëpushim në Gaza! Hakmerret Netanyahu, anulon vizitën e delegacionit në Uashington


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?