Rripi i Gazës

Lufta/ Izraeli bombardime në Rafah, 44 viktima mes tyre 10 fëmijë! Forcat izraelite: Shefi i inteligjencës së Hamasit u vra gjatë një bastisje

10 Shkurt, 07:42| Përditesimi: 10 Shkurt, 22:54

  • Share

Pas urdhrit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për evakuuimin e banorëve në zonën e Rafah, ka pasur bombardime intensive ajrore që kanë shkaktuar vdekjen e 28 personave, mes të cilëve 10 fëmijë. Ai ka theksuar se sulmet po bëhen në funksion të ofensivës së re ushtarake izraelite kundër Hamasit.  Ndërsa ka kërkuar gjithashtu përgatitjen e ushtrisë për një operacion tokësor në Rafah.

Forcat e mbrojtjes izraelite pretendojnë se kanë arritur të ekzekutojnë shefin e Inteligjencës së Hamasit gjatë një bastisje në një automjet. 

Nga ana tjetër ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka paralajmëruar Izraelin kundër kryerjes së një ofensive ushtarake në Rafah të Rripit të Gazës. Sipas saj një ndërhyrje e tillë do të shkaktonte një katastrofë humanitare. 

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është më shumë se 27,840 të vdekur dhe 67,300 të plagosur, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ora 22:50
Izraeli bëhet gati për operacion tokësor në Rafah, Netanyahu kërkon gatishmërinë e ushtrisë

1699820894_hyhyhyhyhyhyh.PNG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar Shefit të Shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi që të thërrasë sërish rezervistët për të marrë pjesë në operacionin tokësor në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Halevi është shprehur se ushtria është e aftë të kryejë çdo detyrë që i caktohet.

Ora 22:27
Bombardimet izraelite në Rafah, shkon në 44 numri i viktimave, mes tyre 10 fëmijë

1707600675_gaza.JPG

Ka shkuar në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë ditës së sotme në zonën e Rafah. Mes viktimave ka edhe janë edhe 10 fëmijë.

Netanyahu i kërkoi ushtrisë izraelite që të bënte të mundur evakuimin e fëmijëve nga qyteti jugor i Gazës para se të niste një ofensivë tokësore.

Ora 21:46
Zyrtari i Hamasit i mbijeton sulmit me dron nga Izraeli në Libanin jugor

1707598182_izrael.JPG

Një dron izraelit goditi një makinë pranë qytetit port të Sidonit në Libanin jugor, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Sulmi ndodhi pranë qytetit bregdetar të Jadra, 37 milje nga kufiri izraelit.

La Repubblica shkruan se një zyrtar izraelit i sigurisë tha se objektivi i sulmit ishte zyrtari i Hamasit, Basel Saleh, i cili ishte i plagosur. Zyrtari tha se Saleh ishte përgjegjës për rekrutimin e rekrutëve të rinj të Hamasit në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Ora 16:56
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Një sulm nga Izraeli në Rafah do të ishte një katastrofë humanitare, 1.3 milionë civilë po kërkojnë mbrojtje nga lufta në një hapësirë ​​të vogël

 

1707580944_thrsrthsrthtrs.PNG

Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka paralajmëruar Izraelin kundër kryerjes së një ofensive ushtarake në Rafah të Rripit të Gazës.

"Do të ishte një katastrofë e parashikuar", paralajmëroi ajo, duke njoftuar një tjetër udhëtim në Izrael.

"Nevoja në #Rafah është tashmë e pabesueshme. 1.3 milionë njerëz po kërkojnë mbrojtje nga luftimet në një hapësirë ​​shumë të vogël. Një ofensivë e ushtrisë izraelite në Rafah do të ishte një katastrofë humanitare. Njerëzit e #Gazës nuk mund të zhduken në ajër."- shkruan Baerbock në rrjetin social “X”.

Ora 16:47
Ushtria izraelite godet autoambulancën në Gaza, vdesin 2 mjekë dhe një 6-vjeçare

1707580325_WwrWRVWAE.PNG

Autoambulancë e shkatërruar nga sulmet izraelite, Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze akuzon forcat ushtarake izraelite për goditjen e qëllimshme të një ambulance dhe vrasjen e dy mjekëve që nxituan për të ndihmuar Hind Rajab, një vajzë 6-vjeçare palestineze, e cila gjithashtu u vra, si të gjithë anëtarët e familjes së saj që vdiqën gjatë tentativës për të ikur nga Gaza.

Një video e publikuar në rrjetin social "X" të publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tregon rrënojat e ambulancës.

"Hind humbi jetën tragjikisht e vetme, pasi kërkoi ndihmë nga stafi ynë për orë të tëra: Ejani dhe më merrni. Pusho në paqe, Hind, prehu në paqe Jusuf dhe Ahmed, heronjtë e përpjekjeve humanitare ( dy mjekët e vrarë)”,- shkruan Gjysmëhëna e Kuqe.

Ora 15:52
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Mbi 28 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 68 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

 

1707576893_tumdtdumdf.PNG

Gaza

Ministria e Shëndetsisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28,064 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit që nga fillimi i luftës, më 7  tetor.

Institucioni palestinez shton se 67.611 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve intensive.

Ora 15:40
Sulmet ajrore në zonën Rafah, 28 persona të vdekur! Izraeli: Shefi i inteligjencës së Hamasit u vra në një bastisje

1707576331_gaza.JPG

Mediat e huaja shkruajnë se sulmet ajrore izraelite në zonën e Rafah kanë vrarë të paktën 28 palestinezë në jug Rripin e Gazës. Sulmet ajrore të së shtunës erdhën disa orë pasi kryeministri Netanyahu u kishte kërkuar evakuimin e qindra mijërave personave nga qyteti.

Forcat e Mbrojtjes Izraelite deklaruan se gjatë bastisjeve në zonën e Rafah është ekzekutuar Ahmet al Yaakobi, shefi i inteligjencës së Hamasit si dhe zëvëndësi i tij, Iman Rantisi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 10/02/2024 10:02

    Nazista qe nje dite do te zhduken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?