Epidemiologu Ilir Alimehmeti

‘Lufta’ me pandeminë, Alimehmeti jep lajmin e mirë: Sot, dita e parë që s’kam asnjë pacient me COVID-19 që prej qershorit të 2021

18 Shkurt 2022, 10:59| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 11:09

  • Share

“Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me COVID-19 në ndjekje”, ky është lajmi i mire dhe plot shpresë me të cilin e ka nisur ditën epidemiologu Ilir Alimehmeti.

“Dashtë zoti po fillon fundi”, shton ai.

Ky lajm vjen në një kohë kur vendi ynë dhe e gjithë bota po përjeton një valë të re të pandemisë, kjo për shkak të variantit Omicron, i cili ka fuqinë të përhapet me shpejtësi.

Pacienti zero me COVID-19 në vendin tonë është regjistruar në Mars të vitit 2020, muaj në të cilin nisi edhe “lufta” jonë me pandeminë.

Numri total i infektimeve në vendin tonë ka shkuar 269,601, ndërsa ai i infektimeve është 3,432 deri në këto momente.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?