Vaksina anti-COVID

Kosova & Rajoni
Bota

‘Lufta’ me COVID-19, SHBA nis shpërndarjen e vaksinave për vendet në nevojë, mes tyre edhe Kosova

22 Qershor 2021, 08:48| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 08:50

  • Share

SHBA- Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme bëri me dije se cilat do të jenë vendet që do të përfitojnë vaksina anti-COVID, nga 55 milionë dozat që do të shpërndajë administrata Biden deri në fund të qershorit.

Pjesë e vendeve të cilat do të përfitojnë nga ky donacion është edhe Kosova.

Një pjesë e vaksinave do të t’i dorëzohen COVAX, platformës së drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mënyrë që të bëjë shpërndarjen e tyre në vendet e përcaktuara në nevojë.

Deri më tani përmes COVAX janë shpërndarë 88 milionë doza vaksinash në 133 vende të cilat nuk kishin mundësi ekonomike të suportonin blerjen e tyre.

Momenti i shumëpritur ku vendet më të pasura do të dhurojnë doza për vendet më të varfëra, ka ardhur pas shumë përpjekjeve dhe thirrjeve nga OBSH e cila ka ngulmuar për një shpërndarjen e barabartë të vaksinave, si mënyrën e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.

Njoftimi për shpërndarjen e vaksinave ka ardhur pasi tashmë gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë të paktën njërën prej dozave. Një tjetër faktor i cili ndikoi në marrjen e këtij vendimi nga administrata e Biden, është edhe rënia e numrit të viktimave nga COVID-19 në vend. Megjithëse SHBA është vendi i parë më i “goditur” sa i përket pandemisë, situata epidemiologjike dhe procesi i vaksinimit kanë ecur mjaft mirë.

Jo vetëm SHBA, por edhe vend të tjera si ato të G7 në Samitin i cili u zhvilluar disa ditë më parë kanë premtuar se do të shpërndajë doza të konsiderueshme të vaksinave në botë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?