Bota

Lufta kundër COVID-19, gjysma e të rriturve në SHBA, të vaksinuar kundër koronavirusit

19 Prill 2021, 10:03| Përditesimi: 19 Prill 2021, 14:27

  • Share

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në një tjetër stad, pasi duke nisur nga dita e sotme, ku të gjithë personat e rritur do të mund të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara mbi 131 milionë amerikanë e kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës ose ndryshe 50, 4% e popullsisë. 32.5% e popullsisë i ka marrë të dyja dozat, 65,9% e të cilëve janë të moshës mbi 65 vjeç.

Sipas burimit të njëjtë, gati 84 milionë të rritur, apo një e treta e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht.

Dy vaksinat që përdoren aktualisht në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, duhet të jepen me nga dy doza, për të qenë sa më efektive.

Vaksina e tretë Johnson&Johnson, që është pezulluar javën e kaluar, për shkak të disa raporteve se mund të shkaktojë mpiksje gjaku, jepet me një dozë të vetme.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi që nga fillimi I pandemisë ku mbi 31 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 567,000 kanë humbur jetën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?