Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka nënshkruar ditën e sotme legjislacionin e ri të krijuar për të trajtuar pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 në të gjithë vendin.
Legjislacioni i ri i jep qeverisë federale kompetenca shtesë dhe përfshin masa të tilla si shtetrrethim gjatë natës dhe kufizim të kontakteve shoqërore.
Legjislacioni i ri u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit gjerman të mërkurën, përpara se të merrte miratimin përfundimtar nga dhoma e sipërme ku përfaqësohen 16 landet e Gjermanisë .
Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive mund të jenë një moment ujëmbledhës në luftën e Gjermanisë kundër valës së tretë të infeksioneve të koronavirusit.
Qeveria federale ka qenë teknikisht e ngarkuar me përcaktimin e masave kufizuese por të 16 landet ishin të lira të zbatonin ato udhëzime siç e shihnin të arsyeshme.
Gjithnjë e më shumë, ato kishin devijuar në mënyrën se si të zbatojnë masat duke çuar në pabarazi të mëdha përtej kufijve shtetërorë. Disa shtete po hapeshin, pavarësisht rritjes eksponenciale të infeksionit, ndërsa të tjerët vazhdonin të qëndronin të mbyllur.
Përballë një situate të tillë të karakterizuar nga pabarazitë, qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel prezantoi këtë legjislacion për të detyruar ligjërisht landet të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
Megjithëse një veprim i tillë është përcaktuar si një lëvizje për të përqendruar pushtetin në Berlin.
Çfarë ndodh më pas?
Miratimi i ligjit do të thotë që distrikteve të prekura, me një shkallë incidence mbi 100, do t'u kërkohet të zbatojnë rregullat e reja, duke filluar javën e ardhshme.
Në të gjithë vendin, shkalla mesatare e incidencës ditën e djeshme ishte 162.4.
Vetëm një land ra nën 100, ndërsa gjashtë kaluan 165 përfshirë këtu dy shtetet më të populluara të Nordrhein-Ëestfalen dhe Bavaria.
Cilat janë rregullat e reja?
Ligji thotë se nëse qytete ose rrethe tejkalojnë një shkallë të incidencës shtatë-ditore prej 100 infeksionesh për 100,000 banorë për tre ditë rresht, atëherë autoritetet lokale duhet:
-Të kufizojnë kontaktet personale me një shtëpi dhe një person tjetër, pa llogaritur fëmijët nën 14.
-Të vihet në fuqi shtetrrethimi nga ora 10:00 deri në orën 5 të mëngjesit, ku përjashtim bëjnë rastet kur njerëzit dalin për ecje ose vrapim vetëm deri në mesnatë dhe përjashtime për raste urgjente, praktikë profesionale, infermierie dhe kujdesi.
-Të sigurohen që dyqanet jo thelbësore të lejojnë klientët të hyjnë vetëm me një test negativ COVID-19. Nëse shkalla e incidencës tejkalon 150, klientët mund të marrin vetëm mallra të porositura.
-Mësimi do kalojë online nëse shkalla e incidencës tejkalon 165, me përjashtim të vetëm rastet kur kemi të bëjmë me maturantët dhe shkollat speciale.
Ligji do të jetë në fuqi deri më 30 qershor, me çdo ndryshim të mëtejshëm që kërkon miratimin parlamentar.