Bota

Lufta kundër COVID-19, EUropa nis vaksinimin me Johnson&Johnson

23 Prill 2021, 10:27| Përditesimi: 23 Prill 2021, 10:32

  • Share

Duke nisur nga kjo javë, shtetet anëtare të BE do të nisin vaksinimin me Johnson & Johnson, duke bërë që unioni të përdorë katër vaksina në imunizimin e popullsisë Biontech&Pfizer, Moderna, AstraZeneca.  

Autoritetet shëndetësore rajonale të Spanjës kanë qenë të parat që kanë nisur vaksinimin me Johnson&Johnson për personat e moshës 70 deri 79 vjeç, dy ditë pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se ekzistonte një lidhje e mundshme mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut por theksoi se përfitimet ishin më të mëdha se rreziqet.

Holanda do të fillojë përdorimin e J & J javën e ardhshme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë gjermane tha se do të nisë vaksinimin në maj. Ndërsa Franca, e cila ka marrë 200,000 doza të J&J, do të nisë vaksinimin të shtunën. Greqia do të nise vaksinimin nga data 5 maj, ndërkohë që Italia e pasigurte se çfarë ndikimi mund të ketë vaksina tek të rinjtë e ka rekomanduar fillimisht vetëm për moshat mbi 60 vjeç.

Islanda, e cila ka kufizuar përdorimin e AstraZeneca për personat mbi 60 vjeç, ka miratuar vaksinën J&J pa  kufizim moshe dhe gjithashtu do të nisë vaksinimin javën e ardhshme.

J&J do të dorëzojë 55 milion në BE deri në fund të qershorit, afërsisht një e katërta e 400 milion dozave të katër vaksinave të ndryshme që blloku është planifikuar të marrë në tremujorin e dytë.

Shqetësimi që vaksina mund të kishte lidhje me trombozat e gjakur bëri që kompania të ndalonte shpërndarjen e dozave të saj nëpër vende të ndryshme, shpërndarje që do të rinisë javën e ardhshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?