Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe me presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkır

Politikë

Lufta kundër korrupsionit, Gjonaj në takim me presidentin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

4 Qershor 2021, 11:01| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 11:03

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkır, me të cilin diskutoi për rëndësinë e sesionit të posaçëm të kësaj Asambleje për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se gjatë takimit i ka shprehur Volkan Bozkır, rëndësinë e përfshirjes në agjendën e Kombeve të Bashkuara me prioritet luftën kundër korrupsionit, për shkak të impaktit të drejtëpërdrejtë që sjell në paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare veçanërisht kur ndërvepron me krimin e organizuar.

“Bashkëpunimi midis shteteve konsiderohet i rëndësishëm pasi lufta kundër korrupsionit nuk është më vetëm një çështje që qëndron brenda kufijve kombëtarë.”, shkruan Gjonaj në postim.

Ministrja shprehet se gjatë takimit ajo theksoi prioritetet e Qeverisë Shqiptare për konsolidimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformimit të sistemit të drejtësisë ashtu si edhe në luftën kundër korrupsionit, për të cilat janë arritur rezultate domethënëse.

Ajo shtoi se presidenti Bozkır inkurajoi vijimin e zbatimit të reformave të ndërmarra, me theks të veçantë atë në drejtësi, përtej sfidave që duhet të përballojmë, me qëllim garantimin e të ardhmes së qytetarëve

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/06/2021 02:11

    Nje foto qe flet shume.Tani e dime qe OKB i ka te gjithe flamujte e botes,por a nuk i ka bere pershtypje njeriu qe perfaqesuesi i OKB ka dale ne krah te flamurit te organizates,kurse ministja jone ka dale ne krah te flamurit turk?!Ku dreqin eshte flamuri shqipetar ??!!! I bej thirrje ministres t'a delete kete foto nga faqja e saj sepse eshte nje turp per kombin dhe nje shkelje protokolli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?