‘GDF’ mbyll misionin e monitorimit nga ajri në Shqipëri! 185 orë fluturime, Në 2023 u asgjësuan rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa

19 Shtator 2023, 12:48| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 16:24

  • Share

Duke lënë pas dhjetëra misione vëzhgimi dhe qindra orë fluturime mbi zonat e  dyshuara për mbjellje kanabisi, Guardia di Finanza mbylli misionin disa mujor në Shqipëri. Nga nisja e pranverës deri në mes të shtatorit, Guardia di Finanza kreu 185 orë fluturim me 63 misione. Oficerët u përcollën në Rinas nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ambasadori italian në Tianë, Fabrizio Buçi. Përveç mirënjohjes, Balla shprehu edhe rëndësinë që pati misioni i GdF në vendin tonë.

‘Në emër të qeverisë shqiptare, dëshiroj të shpreh të gjithë mirënjohjen time për të gjithë oficerët e Guardia di Finanza për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të popullatës shqiptare. Sot jemi këtu në Rinas me rastin e largimit tuaj në përfundim të Fushatës së Monitorimit nga Ajri 2023, e cila numëroi 185 orë fluturim, 63 misione fluturimi, nga veriu në jug.’- tha Balla.

Ambasadori Bucci, në ceremoninë e përcjelljes në Rinas kishte edhe një mesazh.

‘Mesazhi që duam të japim sot është që lufta e përbashkët kundër kriminalitetit dhe trafikimit të narkotikëve vazhdon deri në fitoren përfundimtare.’- tha ambasadori Bucci.

Ministri i Brendshëm u ndal edhe te megaoperacioni “Tempulli”, i ndërmarrë për luftimin e fenomenit të drogës në shkolla.

‘Ne e nisëm qëllimisht aksionin tonë nga shkollat, për t'i bërë të sigurta subjektet më vulnerabël: për t'i mbajtur larg rrezikut të përdorimit të drogës dhe varësisë, por edhe për t'u dërguar mesazhin atyre dhe familjeve të tyre se shteti është prezent me të gjithë forcën e saj dhe se duhet të kenë besim tek institucionet tona.’- u shpreh Balla.

Përgjatë operacioneve nga veriu në jug, Policia e Shtetit, e ndihmuar nga Guardia di Finanza, identifikoi e asgjësoi rreth 300 mijë rrënjë kanabis sativa më me shumë se 200 autorë të identifikuar, 111 të arrestuar, 63 në kërkim dhe 29 me masë sigurie jo me burg.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 19/09/2023 15:44

    Dhe vazot e enzes kta nga helikopteri i pane

    Përgjigju
  • Barboni: 19/09/2023 13:01

    Jemi kthyer ne koloni te pipinove , guardia di finanza kontrollon vendin nga deti , ajri dhe toka plus keta finanzieret dalin ne qytetet tona te armatosur qe do te thote skemi sovranitet vk

    Përgjigju
    • A. N.: 19/09/2023 14:57

      Kur nuk i ben detyrat e shtepise ti vete, do vije te ti beje komshiu sepse te do te miren ty por me teper ja do vetvetes.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?