Bota

Lufta kundër COVID-19, Turqia në shtetrrethim të plotë (VIDEO)

29 Prill 2021, 10:28| Përditesimi: 29 Prill 2021, 13:02

  • Share

Rrugët e mbushura me njerëz, qendrat tregtare plot dhe trafiku i dendur. Kjo është situata aktuale në Turqi ndërsa vendi pritet të hyjë në shtetrrethimin e parë të plotë, për të frenuar një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19.

Vitin e kaluar Turqia u pa si një histori suksesi për vënien nën kontroll të COVID-19 në valën e parë të infeksioneve.  Një vit më pas, është ndër vendet më të prekura, me shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë.

Vetëm 24 orët e fundit Turqia raportoi 40.444 raste të reja me koronavirus dhe 341 viktima. Ku numri i përgjithshëm i tyre tanimë ka shkuar në mbi 4,75 milionë, kurse numri i të viktimave në 39.398, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas kritikëve, qeveria hoqi kufizimet shumë herët dhe procesi i vaksinimit nuk ka qenë mjaft i shpejtë. Më shumë se 22 milion njerëz janë vaksinuar deri më tani nga 82 milion banorë, me vaksinën kineze Sinovac, si dhe me sasi të vogla Pfizer-Biontech.

Një kritikë tjetër ishte se Partia në pushtet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan organizoi kongrese të mbipopulluara në mars ndërsa shumë tubime shoqërore dhe protesta publike u ndaluan.

Shkencëtarët gjithashtu thonë se variantet e reja, veçanërisht ai i Mbretërisë së Bashkuar (Kent), kanë përshpejtuar shkallën e infeksionit.

Cilado qoftë arsyeja për valën e re, Erdogan ka njoftuar një shtetrrethim të plotë nga ora 19:00 (16: 00GMT) të enjten deri më 17 maj.

Cilat janë masat e reja?

  • Njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç daljeve thelbësore për pazar ose trajtim urgjent mjekësor.
  • Të gjitha udhëtimet midis qyteteve do të kërkojnë miratimin zyrtar.
  • Shkollat ​​do të mbyllen dhe do të vendosen kufij të rreptë të kapacitetit për përdoruesit e transportit publik.
  • Kufizohen shitjet e alkoolit.
  • Disa biznese do të përjashtohen nga kufizimet e reja

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?