Bota

Lufta kundër COVID-19, gjermanët me ture vaksinimi drejt Rusisë për të marrë vaksinën Sputnik V

19 Prill 2021, 12:54| Përditesimi: 19 Prill 2021, 12:58

  • Share

Në një kohë që fushata e vaksinimit në Gjermani, nuk po ecën me hapat e duhur, qindra gjermanë po udhëtojnë në drejtim të Rusisë për tu vaksinuar me Sputnik V. Edhe pse kufijtë rusë janë zyrtarisht të mbyllur, Kremlini duket se po lejon udhëtime vaksinash në Moskë për jo qytetarët rusë.

Mediat e huaja shkruajnë se gjermanët po paguajnë operatorë turistikë për të udhëtuar si turistë drejt Moskës ku mund ta bëjnë në moment vaksinën Sputnik V, e cila në BE dhe Europë nuk është e certifikuar dhe pranuar.

Udhëtimet planifikohen nga operatori turistik norvegjez World Visitor, të cilët deklarojnë se deri në shtator, ata do të dërgojnë në Moskë 50 persona çdo javë.

Udhëtimi nuk është i lirë, vetëm 150 euro kushton vaksinimi në Moskë dhe 1000 euro udhëtimi, por gjermanët thonë se në vendin e tyre duhet të presin me muaj  për të marrë vaksinën, me prodhimet momentale që qarkullojnë në Gjermani dhe BE.

Për shtetin rus, ky lajm është i mirëpritur dhe televizionet shtetërore ruse i kanë kushtuar një vëmendje të madhe kësaj ngjarje, ku disa nga grupet e udhëtarëve gjermanë janë të rrethuar nga reporterë.

Disa nga qytetarët nuk do të rikthehen në Gjermani deri sa të marrin dozën e dytë, duke shijuar turizmin në një kohë që në shumë vende duket si ëndërr.

 

Komento

Komente

  • namoreti: 19/04/2021 19:59

    Po gjermanet e dine se vetem vaksinat ruse jane te sigurta dhe te mira e sa per te tjerat?!!...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?