Lufta kundër COVID, Ministria e Shëndetësisë: 2 javët e para të marsit mund të rishikohen masat, vaksinimi është kyç

19 Shkurt 2022, 16:21| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 16:34

  • Share

Në javët e para të marsit mund të kemi një rishikim të masave anti COVID në vendin tonë. Deklarata është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ajo ishte sot me Zv/Presidentin e Zvicrës, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me të cilin kanë vizituar qendrën shëndetësore të Vorës, e rikonstruktuar falë mbështetjes së qeverisë zvicerane.

"Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 million dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes. Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars", tha Manastirliu.

Ajo u shprehu mirënjohjen për mbështetjen homologut zviceran.  Gjatë vizitës në pikën e vaksinimit brenda qendrës shëndetësore 24 orëshe të Vorës, Manastirliu e vuri theksin tek rëndësia e  vaksinimit anticovid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.

Deri tani janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj COVID-19.

\

Manastirliu dhe homologu zviceran

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 19/02/2022 19:32

    Ça thu o Ogert a je në terezi apo jo? Ishit tparët që vut drrynin e të funit që po i hapni. Zvicra,Spanja ,Norvegjia etj etj kan harru ça ishte virusi. Hiqni më kte kufizimin se lat nom.

    Përgjigju
  • dalip: 19/02/2022 16:58

    per cilat masa e ke fjalen moj zonje,del neper tirane ti ,shikon cfare behet apo hic..... ska kokerr mase ,zero

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?