Lufta/ Izraeli i propozon Hamasit një armëpushim dy mujor për lirimin e pengjeve

22 Janar, 22:54| Përditesimi: 22 Janar, 22:59

  • Share

Izraeli i ka paraqitur një propozim Hamasit, përmes ndërmjetësve nga Katari dhe Egjipti, që përfshin një armëpushim dy mujor.

Sipas Reuters, marrëveshja e izraelitëve "përfshin lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza".

Zyrtarët izraelitë thanë se po prisnin një përgjigje nga Hamasi, por theksuan se ishin optimistë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë njoftuar për sanksione të reja ndaj figurave të Xhihadit Islamik Palestinez dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Ky është vendimi i tyre i fundit i koordinuar sa i përket ngrirjes së aseteve dhe vendosjes së ndalesave për udhëtim, që kanë më shënjestër luftëtarët e grupeve rajonale.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?