Igli Hasani, ministër i Jashtëm

Lufta Hamas-Izrael, Ministri i Jashtëm në Këshillin e Sigurimit: Të mbrohen civilët! Situata humanitare në Gaza është dramatike

24 Tetor 2023, 18:19| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 07:43

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit për situatën në Lindjen e Mesme, ku dënoi sulmet ndaj Izraelit dhe rikthesoi thirrjen për përmbajtje ndaj veprimeve të paprovokuara. 

Ministri Hasani deklaroi se situata humanitare në Gaza mbetet dramatike, teksa nënvizoi rëndësinë për rrjedhjen normale të ndihmës humanitare për civilët. 

“Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dyja kombet, për të dyja shtetet. Ne qëndrojmë për një Palestinë demokratike e të qëndrueshme dhe një Izrael të sigurt. Shqipëria mbështet projekt-rezolutën e SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse”, tha ai. 

Kryediplomati shqiptar u shpreh kundra retorikave provokuese, të cilat sipas tij thellojnë konfliktin dhe rrisin tensionin në të gjithë Lindjen e Mesme. 

Në debatin e hapur të Nivelit të Lartë të KS “Situata në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen e Palestinës” ishin prezentë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken; Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen dhe Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki.

Lajmi në përditësim...

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?