Dashnor Sula

'Lufta' e dytë në PD për vulën, Pampuri firmosi 2 herë për shkarkimin e Bardhit, Sula: Qesharake, duan të japin përshtypjen sikur kanë shumicën

25 Korrik 2023, 09:23| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 09:25

  • Share

Brenda PD-së ka nisur lufta e dytë për vulën e partisë, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulës, ku palët po luftojnë se kush do mbajë kompetencat e përdorimit. Kryesia e PD-së i mori vulën Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Brenda këtij vendimi të firmosur nga 15 anëtarë, u vu re që deputetja demokrate, Oriola Pampuri kishte firmosur dy herë.

Deputeti i PD, Dashnor Sula e ka quajtur të turpshëm aktin e Oriola Pampurit , e cila kishte firmosur dy herë dokumentin ku kërkohej t’i hiqeh vula sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe t’i kalohej Indrit Sefës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai thotë se ky akt është për të ardhur keq, teksa shkruan “e turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes. Që këtu kuptohet se në “çfarë nivelesh jemi”.

“Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla.

“Lideri Evropian” që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme.

E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes.

Që këtu kuptohet se në “cfarë nivelesh jemi.

Disponimi i vules eshte ceshtje e statuti jo vullnet i individeve personal.

-Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak.”- shkroi Sula.

Kjo lëvizje e anëtarëve të Kryesisë që mbështesin Lulzim Bashën, zbulohet pasi Gazment Bardhi konfirmoi për Report Tv se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë, pasi 7 deputetë demokratë kërkojnë anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD dhe dërguan një relacion me zbulime, që sipas tyre tregojnë se gara e 29 korrikut për kryetarin e ri është shpallur në mënyrë të paligjshme. 

Tashmë kjo është ‘lufta’ e dytë mes demokratëve për çështjen e vulës. Përveç betejës më grupin e Sali Berishës prej gati 2 vitesh, nis një tjetër përplasje brenda vetë PD zyrtare se kush do marrë përdorimin e vulës. Në betejën mes Rithemelimit dhe PD-së, Gjykata e Apelit vendosi më 3 mars 2023 rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit (që i dha vulën e PD-së Sali Berishës) dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetën PD zyrtare, por një tjetër luftë u nis mes dy kampeve të krijuara brenda PD-së.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?