Zef Preçi

Lufta dhe ndikimi në ekonominë tonë, Preçi në Report TV: Rritja e çmimeve abuzim, bizneset me rezerva për 90 ditë! Qeveria të orientojë qytetarët drejt prodhimit vendas

1 Mars 2022, 13:53| Përditesimi: 1 Mars 2022, 13:57

  • Share

Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi tha në Report Tv se sulmi rus në Ukrainë, ka ndikim të tërthortë në ekonominë, individët dhe bizneset shqiptare deri në këto momente. Ai shtoi se bizneset në këto raste abuzojnë për t’u pasuruar, ndërsa konsumatorët janë ata që varfërohen si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Ndikimi deri tani është i tërthortë që lidhet me individin dhe biznesit në tërësi. Gjatë krizave të tilla forcohet tendenca që individi t’i përdorë me shtrëngesa lekët dhe nuk bën investime të mëdha. Shqipëria dhe vendet si ne të përgatiten të vënë në provë sistemin e tyre, për të parë sesi mund të reagohet, Shoh tendenca për të anashkaluar detyrime ligjore dhe bizneset në kohë krizash pasurohen, konsumatori varfërohet.”, tha ai.

Eksperti i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu tha rritja e çmimeve për vetëm 6 ditë lufte është abuzim nga ana e bizneseve. Kjo pasi ata kanë rezerva siguri për 90 ditë, të cilat duhet të përdoren pikërisht në këto raste.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë kushtëzohemi nga dy produkte bazë, karburant dhe mielli. Për të dyja kemi rezerva sigurimi. Po nxitojnë për të shtuar fitimin. Sa herë shfaqen kriza, duhet të rregullohet tregu. Nuk duhet të rriteshin çmimet, supozohet që kemi rezerva për 90 ditë. Kemi rezerva sigurie, kjo do të thotë se në përputhje me importin e vitit paraardhës, çdo importues duhet të ketë në magazinë gjendje të mallit që ka pasur vitin e mëparshëm. Në kushte e rregullimit të keq të tregut, kjo situatë nxjerr në dukje rregullimin e keq të tregut.”, u shpreh ai.

Sipas tij zgjidhja e përballimit të krizës që pritet të vijë është riorientimi i ekonomisë. Eksperti tha se qeveria duhet të orientojë qytetarët drejt prodhimit vendas.

"Është e vështir të bësh parashikime. Lufta nuk i dihet kur do mbarojë. Çdo sipërmarrës, qeveria dhe konsumatorët duhet të riorientohen ekonomikisht. Qeveria të mendoj që çfarë duhet bërë që të mbillet tona, për kafshët e prodhimit, çfarë duhet të bëjë që qytetarët të kthejnë sytë nga prodhimi vendas. Ka nevojë për rishikim të politikave. Akoma ekonomia është rimëkëmbur nga pandemia dhe pasojat e tërmetit janë akoma prezente. Turizmi- operatorët diskutojnë, studiojnë ofertat, nëse janë anuluar. Atëherë duhet ë tërheqin turizmin nga vendet e rajonit, duhet një riorientim të busullës për shfrytëzimin e potencialeve.", u shoreh ai. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?