‘Lufta brenda PD’, debate në Report Tv, Burimi- Çollakut: Si s’ju vjen turp, vodhët partinë, ju shkatërroj me argumente! Logu: Boll fole si Spaho

7 Mars 2023, 14:46| Përditesimi: 7 Mars 2023, 16:32

  • Share

Edhe pasi dy kampet e PD-së u përballën në Gjykatën e Apelit, ende situata në Partinë Demokratike është e nxehtë. Të ndarë janë edhe opinionistët apo anëtarët e PD-së, të cilët patën debat në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu. Debati nisi fillimisht për çështjen e “vulës”, e më pas për atë të cilën analisti Genc Burimi dhe Leonard Karaj e quajnë ‘Vjedhje’ të partisë Demokratike nga grupi i Alibeajt. Por për drejtuesen e degës numër dy të PD, Çollaku dhe përfaqësuesit ligjor të PD Besar Logu, këto deklarata duan rezerva.

“11 dhjetori qëndron ende. Në momentin kur Apeli të thotë që ta gjykojë dikush tjetër, i thua Gjykatës që ta rigjykojë nga e para. Por kjo nuk do të thotë që nuk ekziston. Pra 11 dhjetori është ende. Nuk është zhbërë.

Problemi i PD është politik dhe jo juridik.”- tha Karaj.

Edhe kjo deklartë nxiti debat mes Karajt dhe Çollakut. Avokati u shpreh se e gjithë ngjarja ishte përpjekje e Bashës për të vjedhur partinë.

Çollaku: Ka një problematike të thellë PD. Festa ka qenë ë sinqertë. Problemi ynë brenda PD zgjihet vetëm në 14 maj.

Perpjekjet tona për t’u bashkuar janë gjithnjë

Karaj: Po po, pa kryetar Berishën atë që voton shumica. Kush ëhstë kryetar i PD?

Statuti i PD nuk lë një kryetar të komanduar përjetësisht

Çollaku: Nuk është përjetësisht

Karaj: Po bëni ç’është e mundur që të ktheni Bashën. Alibeaj ka vetëm arrogancë. Vazhdoni më 14 maj. Ka një vit Basha ka dhënë dorëheqje dhe tani ka dhënë dorëheqje mbi dorëheqje. Ajo thirrja e bërë nga Alibeaj, jo vetëm që nuk është e vërtetë por është karremi i demokratëve që ai të dalë si njeriu që shpëtoi PD.

Çollaku:  E keni gabim. Provojeni.

Ndërkohë, sa i takon analistit Genc Burimi, PD është “vjedhur” nga Rama dhe Gjykata. Ndërkohë që u kundërshtua nga Çollaku dhe Logu pasi sipas tyre ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe për rrjedhojë duhet të jetë larg sferës politike.

Pjesë nga debati:

Burimi: Ajo që ndodhi në Gjykatë ishte triumf i cinizmit. Ajo që ka ndodhur që prej shpalljes Non Grata të Berishës, janë skandaloze. Shpresoj që grupi bosh i Alibeajt (si kjo zonja që është këtu), të marrë përgjigjen më 14 maj. Ai ka partinë, tani ja marrin se këta kanë Ramën dhe Gjykatën. Shpresoj që pas 14 majit të largohen. S’ka ndryshim 6 marsi me 14 majin.

Logu: Ajo çfarë tha Burimi jo vetëm që nuk e pranoj të më tregojë panoramën sesi janë të ndarë grupet e PD por edhe e kundërshtoj. S’mundet të na tregojë Burimi nga Franca sesi janë çështjet në PD.

Burimi: Po çlidhje ka? Ti e di çfarë ndodh në Dibër në momentin që nuk shkon ndonjëherë?

Çollaku: Kjo fryma juaj është përçarëse, jeni larg realitetit. Po Blinkeni është larg?

Logu: Po flet kot, s’je fare këtu

Burimi: Po ik moj s’të vjen turp? Ju vodhët partinë dhe s’ju vjen turp?

Çollaku: Çfarë po thua mo zotëri? Mos dil në debat nëse s’di të përmbahesh.

Burimi: Ju jeni hajdutë! Unë të shkatërroj me argumente

Çollaku: vetëm të duket se s’më shkatërron ti.

Logu: Shan njëlloj si Edmond Spaho

Burimi: Ju jeni zero

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. 

Një ditë më parë, pas 7 orësh mbledhje me deputetë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj beri thirrje për të gjithë kandidatët për bashkitë nga ana e demokratëve që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat të përbashkët dhe unik për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku nuk përjashtoi edhe ata të dalë nga procesi i primareve.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SADIU: 08/03/2023 12:28

    Ai burimi është BURIM I UJRAVE TË ZEZA, një grop e madhe me fekale. Pocaqi gazetar a lesh analist.

    Përgjigju
  • Fatmir Gazi Çafaj: 07/03/2023 17:46

    Ky Genc Burimi i ujrave të zeza është një njeri shum i ulët me një nivel qesharak. Ky mendonte se Sali Bajga do vinte në pushtet e ky Genc Burimi do vinte me lug në brez se deti u bë kos e Burimi do hante kos. Po ja që Burimi ngeli pa kos e tani uluret e gërthet që pse un ngela pa kos. Po kjo është raliteti o Burimi qeros Salheu sa të jet gjall svjen kurr në pushtet o Burimi i mbaruar komplet maskara që s'vlen as një dinar ky zagar.

    Përgjigju
  • Tutu: 07/03/2023 15:35

    Ky Burimi duket qe eshte ambasadori personal mediatik i Saliut ne Evrope… dhe per fat te keq duket i nervozuar deri ne psikopati, pasi siç duket ju keput gozhda ku kish varur shpresat… per dite e me i lodhur .. per dite e me i shkundur nga xhepat… per dite dhe me i pashprese per planet qe kishte thurur po te vinte ne pushtet Saliu… ndaj ha e ngopu o Genc me ate qe ke bere vete..!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?