Lufta Basha-Berisha, PD pa drejtues politik në disa qarqe! Lista me emrat që duhet të zëvendësojë kryedemokrati

24 Dhjetor 2021, 19:38| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 22:58

  • Share

Rreshtimi në krah të Berishës të disa deputetëve të partisë Demokratike, krijoi vakum në organet drejtuese të saj.

Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi mbrëmjen e 23 dhjetorit anëtarët e kryesisë, sekretarët dhe zgjodhi kryetaren e re të Këshillit Kombëtar, do i duhet të zëvendësojë berishianët edhe në drejtimin politik në qarqe.

Nga 19 drejtues politikë, 9 prej tyre i janë bashkuar Berishës, mes të cilëve 5 vetëm në qarkun e Tiranës.

Basha duhet të zëvendësojë Aldo BumKin, Agron Shehajn, albana Vokshin Belind Këllicin dhe Flamur Nokën nga drejtimi politik në këtë qark, Edi Palokën në Durrës, Edmond Spahon në Korcë, Bujar Leskajn në Vlorë, e Tritan Shehun në Gjirokastër.

Në pikëpyetje është edhe Tomor Alizoti që deri më tani drejtonte Beratin, por që ka deklaruar se nuk do të rreshtohet as krah Bashës e as krah Berishës.

Drejtuesit politik që duhet të zëvendësojë Basha

Qarku i Tiranës  Aldo Bumci, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka

Durrës –Edi Paloka

Korçë- Edmond Spaho

Vlorë- Bujar Leskaj

Gjirokastër- Tritan Shehu

Për shkak se iu bashkuan Berishës, kreu  PD ka shkarkuar më herët edhe 11 krerë degësh, të cilët përkohësisht janë zëvendësuar nga të tjerë funksionarë të strukturave lokale të demokratëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?