Lufta/ 8 të vdekur nga bastisjet në Rafah! Biden kritikon Netanyahun: Sulmet në Rripin e Gazës, të ekzagjeruara! Hezbollahu lëshon 30 raketa drejt Izraelit

9 Shkurt, 08:07| Përditesimi: 9 Shkurt, 22:56

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kritikuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu sa i takon vrasjeve ndaj popullsisë civile në Gaza.

Biden tha se përgjigjia ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit ka qenë e ekzagjeruar.

"Unë jam i mendimit, siç e dini, përgjigjia e Izraelit në Rripin e Gazës, ka qenë e ekzagjeruar," u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Në kuadër të këtij qëndrimi, administrata e Biden lëshoi një memorandum të sigurisë kombëtare që kërkon nga qeveritë e huaja të garantojnë se nuk do të shkelin të drejtat e njeriut me armët e blera nga SHBA-të.

Ndërkohë, në Jemen SHBA-të kanë lëshuar 7 raketa të tjera ndaj rebelëve ‘Houthi’. Grupi i Hezbollahut nga ana tjetër lëshoi 30 raketa nga Libani drejt Izraelit.

Forcat e ushtrisë izraelite vazhdojnë me bastisjet në zonën e Rafah ku së fundmi janë shënuar 8 viktima, mes tyre 3 fëmijë. SHBA-të paralajmëruan se një zhvendosje e popullsisë së kësaj zone do të ishte një fatkeqësi.

Ora 20:32
Komandanti i ushtrisë së Izraelit: Po përgatitemi të zgjasim luftën në Gaza

1707507244_wgtbewaegsaegsa.PNG

Ori Gordin

“Ne jemi të vendosur të ndryshojmë realitetin e sigurisë dhe kjo tashmë po ndodh në këto ditë dhe ne vazhdojmë të përgatitemi për zgjerimin e luftës dhe ofensivës”,- tha komandanti i Komandës Veriore të IDF-së, gjeneralmajor, Ori Gordin.

Komandati izraelit bëri  këtë deklaratë gjatë takimit me kryetarët e qyteteve kufitare libaneze të evakuuara, duke specifikuar se "objektivi ynë është të ndryshojmë situatën e sigurisë në veri në mënyrë që të lejojmë banorët të kthehen të sigurt".

Ora 20:13
Kreu i UNRWA do të përditësojë Komisionin Evropian për situatën në Gaza të hënën

1707506913_rstbnrsnrsyn.PNG

Philippe Lazzarini

"Të hënën e ardhshme, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini do të marrë pjesë në takimin e Këshillit tw Punëve të Jashtme dhe do të jetë e rëndësishme të mësohet drejtpërdrejt prej tij për kushtet në terren në Gaza".

Këtë tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian, duke kujtuar në të njëjtën kohë se BE-ja bën thirrje që luftimet "të përfundojnë së shpejti" dhe se ka nevojë për "qasje urgjente në ndihmë humanitare", raporton La Reppublica.

Ora 20:10
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Rreth 28 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 67 mijë të plagosur që nga 7 tetori

1707505959_reyhteynn.PNG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se numri i të vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor, ka shkuar në 27,947.

Institucioni palestinez ka shtuar se 67.459 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

107 palestinezë janë vrarë vetëm në 48 orët e fundit.

Ora 15:41
Sulmet izraelite në Rafah, UNICEF: Ndaloni përshkallëzimin! Në këtë zonë janë mbi 600 mijë fëmijë

1707489923_izrael.JPG

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga një përshkallëzim ushtarak në Rafah , në kufirin jugor të Rripit të Gazës, duke paralajmëruar se ka më shumë se 600,000 fëmijë në zonë.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF- it Catherine Russell tha se përshkallëzimi ushtarak në Rafah do të shënonte një tjetër pikë kthese shkatërruese në luftën që deri tani ka shënuar mbi 27 mijë viktima.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?