Luçiano Boçi: Rama të vijë t’i përgjigjet opozitës për skandalin me zyrtarin e FBI, tradhtar i kombit! Drejtësia ta marrë të pandehur

2 Shkurt 2023, 10:56| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 11:21

  • Share

 

Deputeti demokrat Luçiano Boçi kërkoi që të zhvillohet në Kuvend mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Boçi tha se Rama udhët të paraqitet në Kuvend dhe të japë llogari deputetëve të opozitës sesi korruptoi zyrtarin e FNI për të goditur opozitën. Ai e cilësoi Ramën si tradhtar të kombit dhe tha se drejtësia shqiptare duhet ta kishte marrë të pandehur.

"Drejtësia amerikane ka vënë nën hetim Ramën dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në për e tyre të me para në dorë dhe me interesa milionëshe për të eliminuar opozitën e shkruar e zezë mbi të bardhë. Mos harrojmë që nuk është i vetëm dhe rasti kryeministrit me bashkëpunëtorët e tij. Dora kryeministrit që godet opozitën është vetë kryeministri i investuar në çdo qelizë të korrupsionit, ekonominë, mediat, parlamentin dhe kaloi oqeanin donte të korruptonte SHBA që të realizojë ëndrrën, eliminimin e opozitës me qëllim që të sundojë. Korrupton SHBA duke goditur imazhin e sigurisë së shtetit kryesor që ruan ekuilibrat botëror. Mungon, ka frikë të japë llogari dhe prandaj duhet ti nënshtrohet një mocion debati ku secili deputet të japë mendimin e tij, ju po deshët mbrojeni po deshët lëshojeni. Drejtësia duhet ta merrte të pandehur, pse vonon. Jemi para disa veprave penale shumë të rënda. Doni të qeshni më shumë, ato para 255 mijë dollarë ishin borxh që McGonigal ia kishte marrë Agron Nezës. Mjafton ky fakt për një drejtësi, e ka thënë sapo doli nga selia e PS.. qeshni se për të qeshur është. Le të vijë vetë të japë llogari për këtë. E kam majtas, është ai aty dhe ky mallkim po na ndjek brez pas brezi, se ai njeri sot ka damkën e tradhtarit të kombit. Ka peshë të rëndë por e ka bërë aktin e tradhtisë. Duhet të vijë me urgjencë. Ka hyrë në histori, si tradhtari më i madh i kombit shqiptar. Të nisë mocioni me debat me praninë e kryeministrit", tha Boçi.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?