Deputeti i PD-së Luçiano Boçi

Luçiano Boçi për inceneratorët: Qeveria po vijon pagesat për incineratorë që nuk punojnë

4 Gusht 2022, 17:53| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 18:00

  • Share

Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë se po vijon pagesat për një incineratorë që nuk punojnë.

Nga Elbasani, Deputet i Partisë Demokratike ka vijuar serinë e akuzave për atë që nga opozita konsiderohet si afera e inceneratorëve.

"Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku "Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna? Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua? Ne mendojmë se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit", u shpreh Boçi.


Lajmi kryesor:

“Dy standarde për inceneratorin e Fierit”, Partia e Lirisë: Fakte të reja për shkeljet me inceneratorët


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?