Luçiano Boçi

Luçiano Boçi: Mbledhja e Grupit, nul, Alibeaj i shkarkuar! Për Presidentin vendos Këshilli Kombëtar

5 Maj 2022, 11:48| Përditesimi: 5 Maj 2022, 11:58

  • Share

Rithemelimi duket se është tërhequr nga qëndrimin për çështjen e zgjedhje së Presidentit të Republikës dhe tashmë kërkojnë të bëhen pjesë e negociatave.

Enekelejd Alibeaj ka njoftuar sot mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, por Luçiano Boçi e konsideron këtë mbledhje nul, teksa shkruan në Facebook se për çështjen e Presidentit do të vendosë Këshilli Kombëtar.

Në Facebook, Boçi shkruan se Alibeaj nuk ka tagrin e demokratëve sepse është shkarkuar, ndërsa shton se qëndrimin politik për çështjen e Presidentin e vendos Këshilli Kombëtar.

Ai ka kërkuar që në ditët në vazhdim të thirret mbledhja e Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.

"Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.  Është nul për dy arsye: Së pari: Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill. Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar. Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot. Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar. Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimmarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar. Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike", shkruan ai.

Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot në orën 17:00 grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku në fokus do të jenë negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Partia Socialiste ra dje dakord me opozitën sot që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të mbahet më 10 maj, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri.

Kujtojmë se maxhoranca ka përjashtuar Sali Berishën në negociata për zgjedhjen e Presidentit të ri duke thirrur vetëm Enkelejd Alibeajn.

Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 05/05/2022 13:03

    O Luçjano Poçi djegur po partia jote anti Shqiptare partia wc e malokut kriminel hajdut Salhe Bajgës është partia e satëme. Po nuk ke turp o POÇI djegur që meresh me llumi e Shqipris me malokët analfabet ? Po ke ti një pik dinjiteti pse kot e ka bër Non grata Amerika Salhe Bajgën. O Zot çfar mban toka bura muti si LUÇJANO POÇI djegur. Pra rac pise rac muti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?