Luana Vjollca thirrje për të votuar Veliajn: Ka treguar që mund ta çojë Tiranën vetëm përpara (VIDEO)

7 Maj 2023, 08:34| Përditesimi: 7 Maj 2023, 08:38

  • Share

Numrit të madh të njerëzve të njohur të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në këto zgjedhje i është shtuar së fundmi edhe moderatorja e njohur Luana Vjollca. Përmes një mesazhi ajo bën thirrje për të votuar më 14 maj Erion Veliajn, i cili sipas sja e ka treguar tashmë që mund ta çojë Tiranën vetëm përpara.

“U frymëzova shumë nga një bisedë që pata mes miqsh sot, që kanë ardhur në Tiranë pas tre vitesh edhe më thanë: ‘Sa shumë ka ndryshuar, Tirana në këto tre vite’! Në fakt kjo është shumë e vërtetë. E duke qenë se Tirana është vendi që unë kam zgjedhur të jetoj, të rritem, të dashuroj, të frymëzoj edhe do ta zgjidhja gjithmonë kryeqytetin tim mes qindra kryeqytetesh për energjinë dhe mundësinë që tashmë ofron për qytetarët e saj.

Thashë po i dedikoj pesë minuta vendit tim edhe Erionit për t’i uruar suksese sepse e ke treguar tashëm që ti mund ta çosh Tiranën vetëm përpara. Unë i dua njerëzit punëtorë, njerëzit me hov pune, njerëzit me vizion, njerëzit që punojnë, edhe njerëzit që ecin vetëm përpara si ti. Lali suksese”, thekson Luana Vjollca.

Një numër shumë i madh artistësh përmes videomesazheve kanë bërë thirrje që të votohet Veliaj më 14 Maj. Artistë me famë botërore Rita Ora apo edhe Ermal por edhe personazhe shumë të njohur në Shqipëri si Marsela Çibukaj, Anxhela Peristeri, Noizy, Elhaida Dani, Ermal Mamaqi, Sokol Çikalleshi, Elvana Gjata etj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 08/05/2023 10:57

    te dy njesoj te ndryshuar jeni...ti plastike e gjalle, tirana vetem beton. Per ty s'kam ç'them se ja bere vetes, po ne ç'borxh i kishim ketij qe na shkaterroi qytetin ?!

    Përgjigju
  • Petrit: 07/05/2023 11:45

    A thua t'i kete fjalet e verteta? Sepse ajo pervete eshte e falsifikuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?