Luana Vjollca reagon sërish për videon intime që qarkullon në telefona: Intriga dhe kaq shumë urrejtje

2 Tetor 2023, 13:49| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 14:03

  • Share

Luana Vjollca një nga vajzat më të njohura të showbizit dhe prezantuese e emisioneve ka reaguar sërish pas thashethemeve që kanë shpërthyer pas një videoje që ka ditë që qarkullon nëpër telefona, edhe të gazetarëve.

Në videon disa sekondëshe duket një vajzë brune e cila ekspozon gjoksin. Videoja e cila flitet se ka dalë gjatë zbërthimit të një telefoni të një personi në kërkim, por nuk dihet ekzaktësisht se kujt, dhe si, është përhapur me shpejtësi

Në krah të djathtë në momentin që largon flokët, vajzës i duket një tatuazh i vogël. Ndonëse jo publikisht nën zë përflitet se vajza në video ngjan me Luana Vjollcën.

Në puntatën e emisionit të saj ‘Love Island’, Luana dha një mesash duke thënë se jeta do të ishte më e bukur për një person nëse në vend të shpifjeve dhe urrejtjes të kishte dashuri dhe respekt. Kjo deklaratë e Luanës është komentuar si një përgjigje për këto thashetheme që po qarkullojnë.

“Imagjinoni të dashur miq se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. Dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, tha prezantuesja televizive në hyrje të emisionit të saj “Love Island”.

Dy ditë më parë ajo reagoi duke publikuar një foto ku vërteton se ndryshe nga vajza në videon që qarkullon nuk ka tatuazh, dhe duke shtuar

"Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka zgjedhur rrugën e punës".- shkruan Luana.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fat kun: 03/10/2023 14:40

    kesaj i haka bytha vete

    Përgjigju
  • estion: 02/10/2023 14:21

    ja ki pa tavanet shum shpive moj ma marrsha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?