Motrat Vjollca janë të gjitha të famshme në Shqipëri, por ajo që merr më shumë vëmendje nga të gjitha përmes postimeve në rrjetet sociale është Luana. Ditën e sotme, 27-vjeçarja ka uruar motrën e saj më të madhe, Lirën, pasi kishte ditëlindjen.
“Je jeta ime. Je dashuria ime më e madhe!! Gëzuar ditëlindjen lali im. Të dua më shumë se gjithçka, Lira Vjollca,”- shkruan mbi një foto që ka publikuar në Instastory Luana. Por nuk ka vonuar shumë, edhe motra tjetër Marina ka bërë një urim për Lirën, por pak ‘thumbues’ pasi mesa duket ajo ndjehet pa xheloze për marrëdhënien që ajo ka me Luanën.
“Gëzuar ditëlindjen patushja ime! Je njeriu më i mirë në botë që ekziston (prandaj përfitojmë nga ti të gjithë). Të dua pafund!!!”- shkruan bashkëshortja e reperit Getoar Selimi por më pas i ka bërë një kritikë. “Veç një gjë të keqe ka Lira Vjollca, ka të preferuar Luanën,”- vijon më tej Marina.
Motrat Vjollca janë futur në një ‘rreth thumbimesh’ dhe situata ka avancuar. Marina është ajo që vazhdon ende të komentojë në urimin që Luana postoi në rrjetet sociale, për ditëlindjen e motrës së madhe Lirës. Arsyeja e zënkës ëhstë se Luana është e preferuara e motrës që ka sot ditëlindjen.
"Krenaria me e madhe eshte kur me thone qe te ngjaj ty, sa do doja te isha sa cereku jot...Happy Birthday dashuria ime e madhe, mbeshtetja ime me e madhe, motivimi im me i madh! Te kam jeten time lal,"- shkruan Luana. “Nuk mund ta afronit kameren edhe me afer fytyres. Kujdes me keto urime se na keputet fare,"- komenton Marina.
"O jeta mos u be xheloze, jeni lumturia ime te treja. Luana je dielli im dhe pa diell nuk ka jete. Flm shume je dashuri,"- shkruan Lira si për ta nxehur Marinën. "U qyqa avash mi lal 'je dielli im dhe pa diell nuk ka jete'. Me ja fut vetes bam te beni ju te dyja,"- ja kthen sërish Marina.
Ndërsa Luana i thotë Marinës se kështu bëhen fotot me dashuri edhe Marina i përgjigjet: "Pse nuk e hengret komplet telefonin meqe paskeni kaq shume dashuri?!". Por këtij ‘konflikti’ i është bashkuar edhe mamaja e vajzave që mundohet t’i qetësojë.
“Je e papare, spo pushojme se qeshuri, xhelozi e bukur e shaka dashuri, lumturia e gjithave ju dielli famljes! Pastaj ti e di grupin tand,”- shkruan Maria, drejtuar Marinës.