Luan Rama

Luan Rama: Në emër të LSI kërkoj ndjesë që dogjëm mandatet dhe ikëm nga parlamenti! Nuk e dëgjuam Presidentin

17 Mars 2021, 07:42| Përditesimi: 17 Mars 2021, 11:12

  • Share

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka kërkuar ndjesë në emër të forcës së tij politike, presidentit Ilir Meta, për largimin nga kuvendi dhe djegien e mandateve duke mos e dëgjuar atë.

Kjo është hera e parë që Luan Rama e ka cilësuar si të gabuar vendimin e opozitës për të lënë parlamentin.

“Kërkoj ndjesë që nuk e dëgjuam presidentin që na tha: Mos ikni nga parlamenti. Ne gabuam që nuk e dëgjuam kur tha se opozita është institucion në demokraci dhe nuk braktistet institucioni. Kërkoj ndjesë në emër të LSI, unë jam nëkryetar i LSI”, tha Rama në Opinion.

Më 17 shkurt u shënuan 2 vite kur kreu i PD, Lulzim Basha, shpalli djegien e mandateve të opozitës, duke bërë që deputetët e saj por dhe të LSI si dhe të aleatëve të tjerë, të dalin nga parlamenti duke nisur një cikël protestash, që si synim kishin krijimin e një qeverie provizore dhe zgjedhjet e reja të parakohshme.

Komento

Komente

  • Iris: 17/03/2021 23:43

    Kerkesa e ndjeses eshte nje veprim shume i mire,tregon pjekuri,por do te kishte qene me mire qe kete deklarate t'a kishte bere Monika,sepse do te ishte me bindese dhe nuk do te dukej si personale.S.d,q faljen, do te ishte me mire t'ia kerkonit militanteve dhe popullit,se sa Metes,i cili ligjerisht nuk ka pune me ju,sepse eshte president dhe perfaqeson unitetin e kombit.

    Përgjigju
  • Tomor Caka: 17/03/2021 20:47

    LSI eshte parti familjare pa te ardhme.Une vete kam qene ne ate Parti por e quaj nje histori te erret te jetes time

    Përgjigju
  • Trimi: 17/03/2021 11:48

    Na plasi tr..pi që ikët surrati juaj nga parlamenti. Ja ne ishim në merak të madh. Mua nuk më zinte gjumi edhe gjëja e parë në mëngjes më shkonte mendja “a do kërkonte Luan Rama falje që LSI iku nga parlamenti”. Si nuk të vjen turp njëher që kush ke qen dhe ku e ke katandisur vehten. Unë të mbaj mend qysh në kohën ku ju një djalosh simpatik fituat konkursin që shfaqesh në TV në atë kohë. Ndërsa tani je trashur nga mend dhe je zhytyr në atë dhum që veq intelektual nuk i thua dot veht vehtes. Je veq një hajdut i rëndomt dhe asgjë më shum! Turp!

    Përgjigju
    • Arben Lacka: 17/03/2021 19:44

      Ky ESHTE i mbaruar kujton se politica ESHTE si quizet ne TV

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?