Luan Rama me te rinjte ne Vlore

Politikë

Luan Rama me të rinjtë: Me mjeshtërit e Vlorës, diskutuam problemet e punës dhe standardet evropiane

5 Prill 2021, 13:27| Përditesimi: 5 Prill 2021, 13:33

  • Share

Zëvendëskryetari i LSI-së, drejtuesi i listës së kandidatëve të kësaj force politike në Qarkun e Vlorës, Luan Rama ka zhvilluar sot disa të rinj profesionistë në qytetin e Vlorës.

Në një postim në Facebook, Luan Rama shkruan se puna dhe pasioni janë shembulli më i mirë për të rinjtë.

"Me mjeshtërit e Vlorës: Djem të mrekullueshëm, specialistë të Zotë, qytetarë të mirë!  Ata janë mjeshtërit e Vlorës.  Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do. Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar. Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europiane në marrëdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre", shkruan Luan Rama në Facebook.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?