Luan në korno pa krahë! Fenomeni muzikor, Felix Klieser sot tek 'Artet'! Mesazhi për studentët: Mënjanoni presionin e shijoni muzikën

27 Tetor 2022, 14:17| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 14:33

  • Share

Me pjesë nga kompozitorë si Schumann, Strauss, Bethoven, një muzikant special i bashkohet mbrëmjen e së enjtes, performancave në hollin e Universitetit të Arteve.

Do të shoqërohet nga pianistja Merita Tërshana...kornisti gjerman Felix Klieser, vjen për herë të parë në Shqipëri. Ndonëse ka lindur pa krahë, ai sërish ka arritur të luajë në korno me këmbë... duke befasur kritikën e bërë për vete emra të njohur të skenës ndërkombëtare.

“Ky festival është në vazhdën e të gjitha aktiviteteve që bën Universiteti i Arteve, Fakulteti i Muzikës për të promovuar artistët shqiptarë, por përherë në bashkëpunim me figurat më të shquara në botë, thotë Isak Shehu, dekan i Fakuktetit të Muzikës.

“Unë jam shumë e lumtur që kemi këtë koncert me Felixin. Provat kanë shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që ai do të zhvillojë edhe ëorkshope duke ndarë me studentët eksperiencën e tij. Për mua është një përvojë shumë e bukur, edhe njerëzore, sepse Felixi jep shembullin që kur beson në ëndërrat e tua, asgjë nuk është e pamundur”, shprehet pianistja Merita Tërshana.

Klieser, spikati për talentin e tij që në moshën 17-vjeçare e sot është një muzikant i njohur në skenat ndërkombëtare. Ka performuar edhe me emra si Sting,  e  mbart disa çmime si ai i  “Live Aëard” në kategorinë “Art dhe Kulturë” apo "Echo Klassik" si artist i ri i vitit 2014.

“Mesazhi që dua të jap është se gjëja më e rëndësishme në të bërit muzik, është që ti gëzoheni asaj që bëni, të argëtoheni. Sepse shumë instrumentistë mësojnë nën presion, që të ushtrohen sa më shumë, të bëhen sa më të mirë, por ju së pari duhet të jeni të lumtur me atë që bëni, të krijoni habitatin tuaj ku ndjeheni mirë”, thotë kornisti gjerman Feliz Klieser.

Koncerti mbahet në kuadër të Tetorit Gjerman në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Instrumenteve të Tunxhit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?