Ish-anëtari i KPA Luan Daci 'sfidon' SPAK dhe GJKKO-në, i dënuar dhe i pezulluar por paraqitet në punë! Përdor makinën e marrë nga institucioni

24 Mars 2021, 12:58| Përditesimi: 24 Mars 2021, 17:52

  • Share

Edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci shkon në punë duke i sfiduar këto vendime.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka zbuluar eksluzivisht se gjyqtari është në ambientet e KPA-së, ndërkohë që vazhdon të jetë i pezulluar dhe nuk ushtron asnjë funksion sa i përket aktivitetit gjyqësor të Kolegjit. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve. Ky lajm i është konfirmuar gazetarit edhe nga vetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas interesimit.  "Po, z. Daci ndodhet sot në zyrë", ka qenë përgjigja e KPA. 

Ndërsa SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet të zëvendësoj Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. Gazetari Rusta për sqarimin e opinionit sa më të mirë të opinionit publik i ka dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit 4 pyetjet e mëposhtme, për të cilat pritet përgjigja:

Me çfarë statusi paraqitet në punë pranë KPA ose pranë zyrave tëe KPA ish-anëtari, Luan Daci?

Me fare statusi ai përdor një automjet zyrtar të paguar nga taksat e publikut, kur ai është i dënuar me vendim të formës së prerë?

Është njohur KPA me vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin e z. Luan Daci?

Cili është komenti i KPA për zbatimin e Ligjit, vendimi i Apelit e pengon z. Daci të paraqitet në KPA me të gjitha benefitet apo e lejon siç ai ka thënë publikisht do paraqitem në zyrë se njoh vendimin e Gjykatës.

Dje Report Tv raportoi se Shërbimi i provës ka nisur ndërkohë zbatimin e vendimit ndaj ish gjyqtarit të Kolegji të Posaçëm Luan Daci. Daci është paraqitur deri më tani dy herë pranë shërbimit të provës ku sipas dënimit duhet të mbajë kontakte për 1 vit.

Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. 

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 

Makina zyrtare e Luan Dacit

Njoftimi Spak per KPA pas denimit te Luan Dacit

Ora 14:42
'Rezistencën' ndaj vendimit të GJKKO-së, Luan Daci e paralajmëroi që para 15 ditësh: Nuk e njoh, kam 100 vota nga parlamenti

Sjellja e sotme e ish-anëtarit të KPA, gjyqtarit  Luan Daci ishte e paralajmëruar.

Ditën që Apeli në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), la në fuqi dënimin me 6 muaj burg, vetë Daci sfidoi drejtësinë duke deklaruar se 'Nuk largohem, do bëj rekurs në Gjykatën e Lartë, kam 100 vota nga parlamenti'.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 24/03/2021 16:58

    Pse mos ta sfidoje kur sheh qe Babalja, Mediu , Duma dhe Plaku Mere po kandidojne per deputet .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?