Luan Baçi 'karshillëk' qeverisë për rregullat anticovid: Protestuesit po vijnë me makina private (VIDEO)

18 Maj 2020, 13:07| Përditesimi: 18 Maj 2020, 13:53

  • Share

Kreu i PD në qarkun e Fierit, Luan Baçi ka thënë se protestuesit po i përgjigjen thirrjes së Bashës për të mbështetur protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke lëvizur më makina private. Amë këtë qëndrim duket se ai po i bën ''karshillëk'' rregullave antiCOVID të vendosura për mbrojtjen e shëndetit, duke thënë se në ehde nëse ndalohen do të gjejnë mënyra të tjera pë rtë ikur.

"Jemi të ndërgjegjshëm për problemet që do të kishte kjo protestë. Jemi në mbështetje të artistëve. Protestuesit po shkojnë në Tiranë me automjete private, në bazë të rregullave. Ka pasur probleme dhe ka makina që janë kthyer por kemi gjetur rrugë të tjera. Policia po bën presion me ata protestues që janë proceduar gjatë protestave të mëparshme. Telefonata edhe ndaj kryetarëve të grup seksioneve që kanë qenë të proceduar për t'i intimiduar. Problem do te jete kthimi nga Tirana pasi është zonë e kuqe", tha Baçi.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?