Julia Ituma

Luajti në Champions League, 18-vjeçarja rrëzohet nga dritarja e hotelit dhe ndërron jetë

13 Prill 2023, 11:26| Përditesimi: 13 Prill 2023, 11:28

  • Share

Tragjedi në volejbollin dhe sportin italian. Volejbollistja 18-vjeçare Julia Ituma ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në Stamboll. Lojtarja e Igor Novara-s dhe e ekipeve kombëtare të të rinjve të Italisë, e cila sapo kishte luajtur në humbjen e  gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve për femra ndaj Eczacibasi, ra nga dritarja e dhomës së hotelit ku ndodhej duke qëndruar me ekipin.

Për momentin nuk dihen shkaqet që kanë çuar në aksidentin me vdekje dhe as detaje të tjera. Lojtaret dhe stafi i Igor Novara u kthyen në hotelin në Stamboll pasi humbën 3-0 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës shumë të fortë turke Eczacibasi.

Julia ishte në fushë për skuadrën e Lavarinit, teksa shënoi dy pikë që rezultuan të fundit në jetën e saj.

Julia Ituma

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?