Luajti krah Sandokan, vdes në Romë aktori i njohur francez

2 Qershor, 08:08| Përditesimi: 2 Qershor, 08:17

  • Share

Për miliona shikues ai është Yanez, miku i Sandokanit, heroi i dramës së Sergio Sollima-s që në 1976 mbajti 30 milionë italianë të mbërthyer pas televizorit. Seriali është ndjekur edhe nga shumë shqiptarë përtej adriatikut. 

Aktori i njohur Philippe Leroy, vdiq në Romë në moshën 93-vjeçare.

Mbeti shumë I lidhur me rolin e personazhit. “Yanez jam unë. Ai është një personazh që më përndjek. Duke luajtur me të, më dukej sikur po rijetoja jetën time” tregonte ai.

Aktori kishte mbi 200 role në filma dhe drama. Në Itali u bë i famshëm edhe për interpretimin e Leonardo da Vinçit në “Jeta e Leonardo da Vinçit” në 1971

Në shtator 1990, u martua me gazetaren Silvia Tortora (e cila ndërroi jetë në vitin 2022), e bija politikanit të ndjerë Enzo, me të cilën pati dy fëmijë, Philippe dhe Michelle.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?