Sport

'Luajtëm me zemër', Shehi i lumtur për Tiranën! Halili: Shpejt për të folur për titullin

31 Tetor 2021, 12:18| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 15:09

  • Share

Klasikja e Shqipërisë i ka takuar Tiranës, që ka mposhtur në Shkodër 0-2 Vllazninë, në një kohë kur bardheblutë luajtën për disa minuta edhe me një lojtar më pak. Ky trepikësh e bën Tiranën të mbajë të sigurtë të paktën edhe për një javë vendin e parë, ndërsa kjo ishte fitorja e katërt radhazi.

‘Patjetër që jam i kënaqur. Është një fitore ndaj një rivali dhe skuadre shumë të mirë. Meritat shtohen akoma më shumë sepse skuadra luajti për disa minuta me një lojtar më pak. Ekipi ndërkohë meriton përgëzime për sakrificën dhe shpirtin e garës që tregoi,’-deklaron Orges Shehi, trajneri i Tiranës.

‘Kampionati është shumë i gjatë. Janë shumë ndeshje në lojë, shumë pikë. Do të shikoj skuadrën time, por ne e dimë që ka shumë ekipe që pretendojnë për titull. Janë 7 skuadra dhe është shumë shpejt për të folur për titullin. Kuptohet që unë kam dëshirë që ne të ecim përpara dhe të shkojmë drejt rrugës që kemi nisur,’-thotë Refik Halili, president i Tiranës.

Ndërkohë te Vllaznia kjo është humbja e dytë radhazi dhe në skuadër janë koshient se diçka nuk shkon.

‘Sigurisht që jemi të zhgënjyer dhe duam ta analizojmë shum mirë këtë humbje. Dy javë më parë gjërat po shkonin shumë mirë dhe tani gjërat kanë shkuar diku ku mua nuk më pëlqen. Duhet të punojmë fort që të kthehemi në drejtimin e duhur. Mentaliteti jonë nuk është i duhuri dhe duhet të kemi më shumë siguri në fushë,’-deklaron Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Pas 7 ndeshjesh në Superligë Vllaznia ndodhet në kuotën e 9 pikëve, 8 më pak se Tirana kryesuese.

 

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?