Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut

Luajnë kundër kampionëve në Korçë, Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu kërkon fitoren

30 Shtator 2023, 22:56| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 22:57

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit luan nesër dy ndeshjet e para për javën e shtatë. Në 14:00 Egnatia pret Teutën, ndërsa në 16:30 në Korçë zhvillohet sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Ka qenë pikërisht trajneri i korçarëve, serbi Ivan Gvozdenovic që ka folur për mediet, duke thënë se kjo do jetë një ndeshje spektakolare që të tijtë do kërkojnë të marrin tri pikët.

"Mendoj se është një ndeshje spektakolare dhe se do të jetë një festë për tifozët tanë pasi presim një ekip si Partizani. Ata janë kampionët në fuqi dhe për ne nuk ka qenë e lehtë që të përgatisim këtë dule pasi duam që ta fitojmë. Këtë e them pa dashur që të dukem sikur nuk kemi respekt për ekipin që do të kemi përballë”, tha Ivan Gvozdenoviç.

Me gjashtë ndeshje të luajtura, Skënderbeu ka nëntë pikë për vendin e tretë, teksa Partizani ka luajtur katër duele (dy ndeshje pa luajtur me Teutën dhe Tiranën), teksa ka tetë pikë për vendin e pestë. Të kuqtë janë kampionët në fuqi të Superligës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?