'Luajmë pa efuroi dhe koshientë për forcën e Çekisë', Ramadani dhe Seferi thirrje tifozëve: Jo flakadanë, na duhet mbështetja juaj

9 Tetor 2023, 13:25| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 14:22

  • Share

Kombëtarja ka nisur këtë të hënë në ‘Shtëpinë e Futbollit’ përgatitjetër për ndeshjen vendimtare të 12 tetorit kundër Çekisë, që përcakton shumë për fatët e kuqezinjve në Europianin e Gjermnisë. Trajneri Sylvinho duhet t’ia dalë pa Ardian Ismajlin e dëmtuar i cili ka humbur sfidën, ndërsa pjesa tjetër e kombëtares mendon për suksesin historik.

“Nuk është ndeshje e lehtë, sepse janë kundërshtar i fortë dhe jo më kot kanë pësuar vetëm dy gola. Ne do hyjmë me qasjen e duhur, pa eufori dhe të bëjmë maksimumin që të marrim rezultatin pozitiv,”-u shpreh Ylber Ramadani, futbollist i kombëtares.

“Ne sulmuesit lozim për të bërë gola dhe jemi të lumtur kur shënojmë. Shpresoj ta bëj edhe me kombëtaren, pasi besoj që ka ardhur koha,”-deklaroi Taulant Seferi, futbollist i kombëtares.

Dy futbollistët e kombëtares u ndalën edhe tek tifozët, të cilët blenë brenda pak orëve të gjithë biletat, ndërsa edhe shumë të tjerë kërkojnë patjetër të jenë në stadiumin Air Albania.

“Përkrahje shumë e madhe nga tifozët për ne. Shpresoj të mos i zhgënjejmë edhe në këtë ndeshje, por të shkoj si herën e kaluar. Doja ti falenderojë tifozët anembanë shqiptarisë që vijnë na mbështesin. Kjo është diçka shumë e mirë që ne duhet t’ua shpërblejmë në fushë pastaj,”-tha Ylber Ramadani, futbollist i kombëtares.

“I lutem tifozëve të mos hedhin flakadanë sepse do i dënojnë ata dhe kjo do jetë edhe për ne keq. Kemi nevojë për ata,”-u shpreh Taulant Seferi, futbollist i kombëtares.

Shqipëria vjen si e para e grupit kualifikues në këtë përballje me 10 pikë, 2 më shumë se Çekia e vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak. UEFA ndërkohë ka përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes të cilët janë nga Holanda, me kryesor Danny Makkelie.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?