‘Tahiri’,Balla-Bashës: Zbardhja e
çështjes i takon drejtësisë jo Lulit

5 Nëntor 2017, 15:34| Përditesimi:

  • Share
Pas akuzave të kreu demokrat, Lulzim Basha, ndaj Ramës e Tahirit, teksa shkruan se këtij të fundit po i del boja gjithnjë e më shumë si i lidhur me krimin e përfituesit e tij, ka reaguar deputeti i PS, Taulant Balla.

Nëpërmjet një postimi në facebook Balla i kërkon Bashës që të mos bëjë më hetuesin e Prokurorin, por të përgjigjet se pse mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës.

Sipas Ballës është hera e dytë që Basha merr në mbrojtje “njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësi”, duke shtuar se zbardhja e çështjes nëse Tahiri udhëtoi apo jo me Sotën i takon drejtësisë.

Postimi i taulant Ballës në facebook:

Lulezim Basha vazhdon te beje hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe te mos i pergjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastres, duke shkelur ligjin e tij “te dashur” te dekriminalizimit per te dyten here!

Eshte hera e dyte qe Lulezim Basha merr ne mbrojtje njerezit e tij te kapur me presh ne duar dhe eshte e hera e dyte qe refuzon te marre pergjegjesi.

Luli i shkrete kujton se do te mashtroje perseri demokratet duke u kapur si i mbyturi pas fijes se barit me nje histori qe i takon drejtesise jo Lulit qe ta zbardhe deri ne fund.

Shpifjet e tij per Policine e Shtetit jane perpjekjet e deshperuara te nje njeriu te deshperuar, nderkohe qe Policia e Shtetit ka bere detyren duke dhene nje tjeter shembull te qarte se per ne e per qeverine tone s’ka dy standarde, sic ka per Lulezimin kur vjen puna per te zbatuar ligjin e dekriminalizimit!

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?