Monika Kryemadhi

LSI-ja mund të ringrihet po denoncoi 2008!

22 Gusht 2018, 22:06| Përditesimi: 22 Gusht 2018, 22:08

  • Share

Goditja që ka marrë LSI-ja, paçka rezultateve të zgjedhjeve të fundit, është goditje në bosht. Është e vërtetë që LSI është ngritur që nga themelimin i saj dhe pika e saj e kthesës ishte pak muaj pasi hyri viti 2009, kohë kur LSI-ja përfitoi pikërisht nga ajo që kishte anatemuar më shumë. Më 2008 në kohën kur dy partitë e mëdha bën flirtin për ndryshimin e Reformës Zgjedhore, akt që po e rëndon edhe sot politikën shqiptare, ishte LSI-ja, që me shumë konsekuencë luftoi për denoncimin e saj. Ishte ky momenti, kur kjo parti do të ngjitej pa fund në skakierën e politikës shqiptare. Paradoksalisht, ai sistem që e kishte nxjerrë teorikisht nga loja, fatmirësisht e ndihu që me ndihmën e vetëm katër votave, kjo forcë e vogël, të dominonte në skenën politike shqiptare.

Ajo zuri mesin e artë nga ku mund të ndikonte direkt në politikën shqiptare dhe madje të mendonte dhe për fuqizimin e saj në kurriz të atyre që e kishin përbuzur. LSI-në e shfrytëzoi këtë sistem, që fillimisht e anatemoi, dhe atë që bëri duke u bashkuar me PD-në më 2009, e përsëriti pa skrupuj pas pak vitesh me PS-në, në një lidhje që për hir të së vërtetës i shërbeu vendit, sepse u ndërmorën shumë reforma. Realisht reformat përmbanin në thelb fuqinë e votës së masës së PS-së dhe peshën artificiale të numrave të LSI-së, që moralisht ishte bjerrur nga qeverisja e gjatë me PD-në. Krisja kish filluar sepse pozicioni i kësaj partie nuk ishte real. Në të dy qeverisjet, paçka shumë dikastereve që mbajti, LSI-ja do të mbahet mënd më shumë si një parti e favoreve dhe tarafeve. Kjo i bën të dy partitë e mëdha që të mos u vinte keq kur e lanë pas dere në marrëveshjen e tyre të pak muajve më parë dhe që sot pothuaj nuk e llogarisin, paçka se lidërshipi i saj po shikon me kujdes trandjet e PD-së nga njëra anë dhe të çarat nga mund të futet në ndërtesën e PS-së për të qëndruar në strehën e saj.

LSI-së, sot, i mbetet një rrugë pas humbjes së krejt fizionomisë së saj. Me ato që kanë ndodhur, dhe me zbehjen e fuqisë së liderave të saj tashmë i duhet të fillojë atje ku nisi ngjitjen, që është denoncimi i ashpër i këtij sistemi zgjedhor, mu këtij që e denoncoi dikur dhe që e mbajti paradoksalisht në këmbë. Kjo forcë politike duhet të denoncojë dhe të luftojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor për të krijuar një mundësi që të ketë garë dhe për forca të tjera politike në vend. Ky hap mund të kurojë imazhin e saj të drobitur dhe fjalët e tepërta dhe shpesh pa sens të njerëzve të saj. LSI-ja duhet t’i kthehet racionalizmit politik dhe jo interesit të ngushtë me të cilën u familjarizua për fatin e saj të keq në vitet e fundit. Është një ndërmarrje e vështirë porse në thelb mund të kurojë atë pak gjë që ka mbetur nga partia, që shërbeu si patericë në dy legjislatura për dy forcat që e dominojnë politikën shqiptare. (Javanews)

Komento

Komente

  • raul: 24/08/2018 07:46

    ka mbaruar koha kur me 4 deputete gjysem te vjedhur me gjela deti mori gjysmen e qeverise leshelija , kjo force politike tejet e urryer ne popull per korin e sharebajgave qe ka sjelle ne parlamnet dhe per nivelin e larte te korrupsionit qe demonstruan drejtoret e leshit dhise,,,

    Përgjigju
  • Timi: 23/08/2018 00:54

    LSI me 4 deputetw u be zoje e rende. Pastaj me.mbi nje duzine filloi tw beje ligjin. Ashtu si partite e mwdha, nuk perfaqeson asnje shtrese konkretw,ndaj ringritja behet vetem duke mbrojt disa segmente te shoqoerise si fasonet biznesi i vogel etj. Me llafe teorike nuk shkon gjekundi se nuk e lene videot qe dolwn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?