LSI voton nesër për strukturat e partisë, Kryemadhi kërkon mandatin e dytë! Luan Rama: Zgjedhjet në parti na çojnë drejt fitores së 25 prillit

20 Nëntor 2020, 16:01| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 16:37

  • Share

Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama zgjedhjet e ditës së nesërme, për strukturat e reja të kësaj force politike do ta çojnë atë drejt fitores së 25 prillit. Ai beson se anëtarësia do t'i japë votëbesimin për një mandat të dytë Kryetares Monika Kryemadhi, e cila garon e vetme në këtë post. Për Luan Ramën procesi i votimit shënon fundin e një procesi ristrukturimi të anëtarëve të LSI-së dhe nisjen e një etape të re që do të çojë në përmbysjen e qeverisjes kriminale më 25 prill.

"Nesër në 21 nëntor në të gjithë Shqipërinë, por edhe gjithkund në diasporë, në mënyrë të veçantë në vendet fqinje, në Greqi, Itali, Gjermani, të tjera vende të Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarët e LSI-së do të marrin pjesë në zgjedhjet për forumet drejtuese dhe për të mandatuar në një proces shumë të rëndësishëm të zgjedhjeve brenda radhëve të tyre, strukturat që do të drejtojnë LSI-në, në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit dhe më tej për të përligjur në 4 vitet që vijnë mandatin e besimit dhe të mbështetjes qytetare për të gjithë LSI-në. Procesi i zgjedhjeve që do të zhvillohet nesër është një moment i rëndësishëm padyshim për të gjithë LSI-në, sepse shënon fundin e një procesi riorganizimi, ristrukturimi dhe rikonfirmimi të angazhimit të anëtarëve të LSI-së dhe nga ana tjetër shënon çeljen e një etape të re, të etapës që do të çojë në ndryshimin e madh me përmbysjen e klikës uzurpatore të Rilindjes që ka shkatërruar mbi të gjitha vlerën e padiskutueshme të besimit qytetar te vota dhe institucionet e zgjedhura dhe nga ana tjetër për të justifikuar dhe përligjur besimin, mbështetjen dhe gjithë angazhimin e tyre në mbështetje të LSI-së", tha Luan Rama.

Luan Rama u shpreh se këto struktura të reja do i japin fitoren LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të përmbyllë njëherë e mirë epokën e qeverisjes kriminale të pseudorilindjes.

"Natyrisht 25 prilli do të ndajë përfundimisht 2 epoka: epokën e shëmtisë korruptive, epokën e qeverisjes kriminale të pseudorilindjes, për t’i çelur udhë epokës së qytetarit, epokës së shqiptarit, i cili duhet ta ndjejë dhe ta dojë Shqipërinë si shtëpinë e vet", tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drake: 20/11/2020 19:33

    Partia me e korruptuar ne vend qe kerkon te behet paterica e nje partie qe nuk di cfare te beje dhe me ca te merret, PDse.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 20/11/2020 17:32

    LSI lesh e dhi ne te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?