LSI sulmon ambasadoren e SHBA: Po mbron një falsifikatore si Etilda Gjonaj  

4 Mars 2020, 19:52| Përditesimi: 4 Mars 2020, 19:59

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, pse kjo e fundit mbështeti dhe inkurajoj punën e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj me Reformën në Drejtësi. LSI shprehet e revoltuar se ambasadorja po mbron një falsifikatore dhe se ajo duhet të përgjigjet në SPAK, ku është kallëzuar për 4 vepra penale nga Presidenti Meta. 

Sipas LSI kushdo që mbështet falsifikatoren  e qeverise në emër të reformës në drejtësi në fakt bën  asgjësimin e qëllimit të vetë reformës, duke akuzuar drejtpërdrejtë ambasadoren Yuri Kim, e cila ditën e sotme zhvilloi për rreth 2 orë një takim me Gjonaj.

Mbështetja që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i tha ministres Gjonaj, ishte një përgjigje ndaj Metës dhe akuzave të tij të ngritura ndaj ministres, duke i bërë të qartë se SHBA renditet krahë Reformës në Drejtësi dhe nuk do lejojë askënd të kap apo shmang zbatimin e drejtësisë së re.

'Etilda zero rol në Reformën në Drejtësi, por rol kryesor si falsifikatore! Etilda, pra Ministria e Drejtësisë, ka zero rol në Reformën në Drejtësi. Zero është roli i Ministrisë së Drejtësisë dhe ky zero rol është përcaktuar qartë në të gjitha ligjet e Reformës në Drejtësi.

Këto ligje të cilët janë të shkruar në shqip dhe anglisht… mund t'i lexojnë pa problem edhe shqiptarët edhe ndërkombëtaret bile edhe ambasadoret…!!

Komisioni i Venecias ka qenë asgjësues në opinionin e tij për Reformën në Drejtësi dhe kërkonte prere që Ministria e Drejtësisë të mos kishte asnjë karrige në qeverisjen e gjyqësorit dhe në asnjë nga institucionet e reja të gjyqësorit.

Ja çfarë thoshte Komisioni i Venecias:

“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.

Ndërsa si super falsifikatore në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese Etilda ka vërtet rol kryesor. Falsifikimet e saj janë jo vetëm shumë të rënda,por njëherazi edhe shumë të trasha.

Dokumentet flagrante të falsifikimit kriminal, për rrëmbimin e kompetencave të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari më i fundit. Ndaj mbi Etilden rëndojnë 4 vepra penale, për të cilat ajo është e kallëzuar në SPAK.

Çdo alibi e mbështetje për falsifikatoren e qeverise në emër të reformës në drejtësi është asgjësimi i qëllimit të vetë reformës, për drejtësi te barabarte për të gjithë duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshte”,  shkruhet në reagimin e LSI.

Pas kallëzimit të Etilda Gjonaj në SPAK nga Presidenti Meta, sulmet e LSI ndaj ministres kanë qenë të shumta, të cilës u janë drejtuar edhe me terma ofendues e seksistë.

Komento

Komente

  • USA emigrant: 05/03/2020 02:34

    Nje prezantim jo e mire per shqiptaret per AMBASADOREN Si duket ms Kim nuk e din qe z GJONAJ shpenzon 700 euro ose 850 $ per nje Nate fjetje ne BE Kur mesatarja e te ardhurave te shqipetareve eshte 100euro ne muaj ose 120$ ne muaj qe ne USA nje puntor I merr 120$ Per Tre ore pune by by ms Kim good lack in Albania

    Përgjigju
  • goni: 04/03/2020 21:58

    LSI ceta e hajduteve te shqiperise ne aksion ... me ameriken mos e kruni se ja shifni hajrin

    Përgjigju
  • ERP: 04/03/2020 20:57

    Paryia e ushunjazve. Ngordhshi sa me shoejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?